Ish-kryetari i bashkisë së Pukës Shukri Xhelili kërkon rikthimn në detyrë nga Gjykata Kushtetuese, pas shkarkimit nga Këshilli i Ministrave, vendim që pasoi publikimin e video-skandalit seksual të Xhelilit. Në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua sot seanca për shqyrtimin e kërkesës së Xhelilit.
Avokati i tij Ferdinand Ndoja deklaroi se shkarkimi i klientit të tij ëhstë bërë në kundërshtim me ligjin.
“Shkarkimi nga detyra në shkelje të ligjit. Xhelilit nuk i është dhënë e drejtë të njihet me shkeljet”, deklaroi Ndoja./a.m.









