Shkrimtarja britanike, Jackie Collins ka vdekur pas një lufte të gjatë me kancerin e gjirit.
Vdekjen e 77 vjeçares e ka konfirmuar familja e saj përmes një deklarate, transmeton Koha.net shkrimin e “People”. “Me një trishtim të madh ju kumtojmë lajmin për vdekjen e të bukurës sonë dhe nënës së mrekullueshme, Jackie Collins, e cila vdiq nga kanceri i gjirit”, thuhet në deklaratën e familjes Collins. Collins ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2009, por kishte vendosur që të mbajë këtë lajm larg publikut për një kohë të gjatë. Gjatë jetës së saj, Collins ka shkruar 32 romane, që së bashku janë shitur në më shumë se 500 milionë kopje.