• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shuhet Giuseppe Vessiccio! Legjenda e muzikës italiane që drejtoi orkestrën e Sanremos për 30 vjet

by E S
08/11/2025 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shuhet Giuseppe Vessiccio! Legjenda e muzikës italiane.

Maestro Giuseppe Vessicchio, kompozitori, dirigjenti, orkestruesi dhe producenti muzikor i njohur italian ka ndërruar jetë sot në Romë, një lajm shumë i hidhur ky për muzikën italiane dhe atë botërore.

Lajmi është bërë i ditur nga spitali San Camillo Forlanini, ku ai ishte shtruar në reanimacion për shkak të një pneumonie intersticiale që u përkeqësua me shpejtësi.

Spitali bëri të ditur se Vessicchio kishte pasur “komplikacione të rënda”, ndërsa familja kërkon respektim të privatësisë në mërnyrë që ai të varroset me të gjithë nderimet që i takojnë. Ceremonia mortore do të zhvillohet në rreth të ngushtë familjar.

Kompozitor, dirigjent dhe orkestrues ndër më të dashurit dhe më të njohurit në skenën italiane, i njohur për ndjeshmërinë e tij të veçantë muzikore dhe aftësinë për të bashkuar traditën me risinë, Peppe Vessicchio ishte “shkopi magjik” më i dashur i Festivalit të Sanremos.

Ai lindi në Napoli më 17 mars 1956. Gjatë karrierës së tij bashkëpunoi me emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe ndërkombëtare, si Gino Paoli, Roberto Vecchioni, Zucchero dhe Ornella Vanoni.

Në Sanremo fitoi katër herë si dirigjent orkestre:
në vitin 2000 me Avion Travel (“Sentimento”),
në 2003 me Alexia (“Per dire di no”),
në 2010 me Valerio Scanu (“Per tutte le volte che”),
dhe në 2011 me Roberto Vecchioni (“Chiamami ancora amore”).

Vessicchio ka dirigjuar edhe në Kremlinin e Moskës, në një koncert homazh për John Lennon, ka udhëhequr projektin “Rockin’1000”, grupin më të madh rock në botë, dhe për shumë vite ka qenë drejtor muzikor dhe mësues në talent-shoë-n “Amici” të Maria De Filippi.

Nga mars 2026, ai pritej të niste një turne teatror me këngëtarin Ron, me shfaqjen “Ecco che incontro l’anima”, që do të ishte bashkëpunimi i tyre i parë në skenë.

Next Post
Pritet dyndje shqiptarësh, shiten të gjitha biletat e Andorrë-Shqipëri

Pritet dyndje shqiptarësh, shiten të gjitha biletat e Andorrë-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In