Jiang Zemin, ish-lider i Kinës komuniste, është shuar në moshën 96-vjeçare. Autoritetet njoftuan se ai ndërroi jetë për shkak të leuçemisë dhe ndalimit të funksionimit të disa organeve.
Zemin, i cili erdhi në pushtet pas masakrës mizore në sheshin Tiananmen të vitit 1989, ka mbetur në histori si arkitekti i Kinës moderne, që ekziston dhe sot e kësaj dite.
Pasi perëndimi shkëputi çdo lidhje me Pekinin, ai bëri të mundur riintegrimin e shtetit komunist në komunitetin ndërkombëtarë, duke rivendosur sovranitetin mbi Hong-Kongun, organizuar lojërat olimpike të 2008-s dhe më e rëndësishmja, duke iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë.
Ai gjithashtu shtroi rrugën që Kina të shndërrohej me urgjencë në një superfuqi globale.
/a.r