• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shuarja e PD, Berisha dhe inati i një 80 vjeçari të lig që s’ka çfarë të humbë

by Jakin Marena
13/01/2023 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jakin Marena

Situata në PD është më e rëndë se sa duket në realitet. Sa më shumë që afrohet data e zgjedhjeve për pushtetin vendor më 14 maj, aq më shumë dalin në sipërfaqe dëmet e parikuperueshme që ka sjellë në partinë më të madhe opozitare përplasja e nisur mbi një vit më parë.

Tashmë PD është e ndarë në disa grupe. Dhe “gozhdimi” i gjithë përballjes së dy grupimeve kryesore në Apel që po zvarrit pa fund vendimin për çështjen e vulës dhe të logos së partisë, e ka kthyer situatën tek demokratët në një lojë ‘hiq e mos këput’, ku palët as nuk ndahen dot, por dhe as të bashkuar nuk e durojnë dot njëri tjetrin për të “bashkëjetuar” nën të njejtën “çati” politike.

Prandaj situata është me të vërtetë absurde, teksa palët pasi vënë njëri tjetrin përballë faktit të kryer, fillojnë e kërkojnë në mënyrë publike “rrugët” për gjetjen e emëruesit të përbashkët që të dalin si një bllok i vetëm politik përballë mazhorancës socialiste në zgjedhje. Ndërsa në prapaskenë nuk lënë rast pa ia ‘futur’ njëri tjetrit. Dhe rëndë madje!

Kështu ka ndodhur që kur SHBA shpalli “non grata” Sali Berishën, liderin historik të demokratëve, për korrupsion të theksuar, minim të demokracisë dhe shantazhim të drejtësisë.
Pas vendimit të SHBA, Berisha nuk bëri asnjë lëvizje në PD, por krahëpërkrah me Bashën, ndonëse opozita kishte shënuar humbjen e radhës më 25 prill 2021 përballë Ramës, punoi fort për ta rikonfirmuar “birin” e tij politik sërish në krye të PD. Dhe ia doli, e zgjodhi kryetar të PD, duke përgatitur “betejën” e radhës kundër Edi Ramës. Si gjithnjë, pas çdo humbjeje për 8 vite me radgë. Nuk kishte asnjë element të ri këtu.

Por situata ndryshoi në momentin kur Basha, ai thotë se e detyruan amerikanët e më pas e quajti vendim personal në të mirë të PD, e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. Atëherë “biri” politik u bë besëprerë, bukëshkalë, tradhëtar, shërbëtor i Ramës. Akuzat shkuan deri te ‘faturimi’ i të gjitha zullumeve të PD në kurriz të tij.

Njëherësh dhe “babai” politik për Bashën u bë një barrë për PD, një gjë e vjetër, një anti-amerikan i kulluar, që nuk e kishte lënë të drejtonte PD sipas filozifisë së tij, por i ishte ngjitur si ‘pullë poste’ nga viti 2013. Ndonëse këto “privilegje” Berisha i ka pasur gjithnjë, kur më shumë dhe kur më pak, dhe këtë Basha e dinte shumë mirë.

Dhe pasojat dihen. Berisha i tërbuar bëri “foltoren”, nisi fushatën për rrëzimin e Bashës nga kreu i PD, bëri Kuvendin Kombëtar dy herë, bëri votim një anëtar një votë për rrëzimin e ‘besëprerit’, dhe i shkarkoi e përjashtoi të gjithë kundërshtarët nga strukturat dhe forumet drejtuese të PD.
Të njejtën gjë bëri dhe Basha, Kuvend Kombëtar dhe ai për hesap të tij, duke shkarkuar dhe përjashtuar nga strukturat e forumet mbështetësit e Berishës, derisa dhe vetë liderin historik e përjashtoi nga PD.

Ishte një luftë e pangjashme brenda llojit, e cila nuk kishte ndodhur në asnjë parti politike, luftë e cila kulmoi me sulmin e Berishës dhe mbështetësve të tij më 8 janar 2022 ndaj selisë së blinduar të PD. Ishin të ‘armatosur’ me qyski, varre dhe mjete të tjera rrethanore për ta ‘pushtuar’ selinë, por pa mundur ta “mposhtin”.

Teksa shkëmbyen debate, akuza të ndërsjella, zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, rezultoi që ndarja u thellua akoma më shumë, pasi Basha që kryesonte PD zyrtare hyri në zgjedhje me kandidatët e vet. Ndërsa lideri historik Berisha, si kreu i “Rithemelimit”, kandidatët e vet i regjistroi në KQZ vetëm pasi u bashkua me LSI e Ilir Metës nën koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Berisha këto zgjedhje i quajti një ‘test’ për lidershipin e demokratëve pasi mori shumicën e votave të opozitës në të 6 bashkitë e vendit, por duke fituar vetëm bashkinë e Shkodrës, dhe humbur pesë të tjerat, që i fitoi PS e Ramës. Ndërsa PD doli parti e tretë politike, Basha dha dorëheqjen, ndërkohë që Berisha pasi mori një ‘mandat’ nga gjyqtari Zhuri për ligjshmërinë e kuvendit të tij, pushtoi pa ‘armë’ selinë e PD duke u akomoduar në zyrat e shumta të saj.

Në krye të herës duhet të nënvizojmë se Berisha i hyri rrugës për marrjen e drejtimit të shumicës së PD, thjeshtë dhe vetëm për ta pasur si një mburojë kundër SHBA. E përdori pafund, ndërkohë që nuk kishte parashikuar qëndresën e kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj, i cili dhe nga pozicioni i kryetarit të grupit parlamentar, i ka kryer të gjitha ‘detyrat’, që nga komunikimi me partnerët ndërkombëtarë, delegacionet jashtë vendit, e deri te përfaqësimi zyrtar i PD në Kuvend dhe aktivitete të tjera.

Berisha, teksa dështoi me të gjitha mënyrat për ta shkarkuar Alibeajn, madje kishte “zgjedhur’ Luçiano Boçin në krye të grupit parlamentar sipas versionit të tij, nuk arriti të merrte shumicën e këtij grupi deputetësh. I cili tashmë është kandidat i “Rithemelimit” për bashkinë Elbasan.

Nga pafuqia për të shkarkuar Alibeajn, dhe duke parë se zgjedhjet për pushtetin vendor ishin në prag, Presidenti dekretoi 14 majin e këtij viti si ditë zgjedhjesh, Berisha pranoi negociatat me grupin kundërshtar të Alibeajt, dhe u zhvilluan disa takime të negociatorëve Paloka e Bardhi.

Teksa pritej që palët të lëshonin, dhe të hapej rruga për daljen me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie me 14 maj, Berisha ende pa përfunduar këto negociata, deklaroi fillimin e zgjedhjes së kandidatëve përmes ‘primareve’, kandidatë që dihej se do të dilnin nga grupimi i tij, dhe sikur PD zyrtare të merrte pjesë, pasi lideri historik zotëronte mbështetjen e shumicës së demokratëve. Dhe e zotëron fatkeqësisht!

Ndonëse grupimi i Alibeajt kërkoi që të zgjidheshin 50 përqind në bazë të primarëve dhe 50 përqind në bazë të sondazheve të përgjithshme, për të parë dhe mbështetjen e elektoratit gri për kandidatët që do të përfaqësonin opozitën më 14 maj, Berisha deklaroi se nuk i lëviz asnjë presje nga Statuti, që sipas tij i ka të përcaktuara këto metoda përzgjedhjesh me votën e anëtarësisë dhe militantëve, duke kërkuar njëherësh si kusht për bashkim, tërheqjen e ankimimit të Alibeajt për vulën dhe logon e PD. Negociatat dështuan,

Por me afrimin e zgjedhjeve, kohë që është shoqëruar dhe me zvarritjen e vendimit të Apelit për vulën dhe logon e PD që përcakton dhe kush do të marrë ‘beneficet’ e mbajtjes së tyre, deri më tani kryetar i PD është Basha dhe ai i gëzon ato, që fillojnë me regjistrimin në KQZ, marrjen e komisionerëve, logon, vulën, paratë e fushatës dhe gjithçka për një parti, sërish Berisha lëshon sinjale bashkëpunimi, me shpresën e ‘zbutjes’ së kundërshtarëve të tij.

Dhe kur mendohej se kishin nisur dhe sinjalet e para të afrimit, në bazë një pjesë e degëve të dy PD-ve kanë rënë dakord për kandidatë të përbashkët për kryetar bashkie, Berisha në mënyrë tinëzare nis sërish përpjekjet për shkarkimin e Alibeajt nga kryetar grupi, duke kërkuar të mbledhë firma për të “penduarin” e madh Ervin Salianji, i cili me shkop në dorë i “mbijetoi” sulmit të dhunshëm të 8 janarit në selinë e demokratëve buzë Lanës. Një shfaqje pafuqie e Berishës teksa mbështet shpresat për marrjen nën zotërim të grupit të PD përmes Salianjit.

Kjo solli dhe një reagim të menjëhershëm të kundërshtarëve në PD zyrtare, spese Alibeaj përjashtoi menjëherë nga grupi parlamentar 4 mbështetësit kryesorë të Berishës, duke filluar me Bylykbashin dhe Shehun, e vijuar kandidatin për bashkinë e Tiranës të “Rithemelimit” Këlliçi e Agron Shehajn. Me argumentin se nuk kanë reflektuar për dhunën e ushtruar më 8 janar të vitit të kaluar. Këtu mbyllet gjithçka.

PD, as e bashkuar në tërësinë e vet, bashkë dhe me Partinë e Lirisë së Ilir Metës nuk arrinin dot të fitonin më 14 maj përballë PS dhe Edi Ramës. Ndërsa e ndarë në dy apo më shumë pjesë, pavarësisht se është bashkuar me PL e Metës, PD e ka të sigurtë humbjen e thellë dhe praktikisht po shkon drejt shuarjes së plotë. Pasi një parti politike në radhë të parë është frymë, dhe pastaj numra. Në PD s’ka frymë, është tërësisht e asfiksuar. Në vend që të përgatiten për t’u përballur me Ramën, ajo që ka mbetur nga kjo parti, është mbërthyer në një sherr të paparë me njëri tjetrin.

Ne nuk e dimë se çfarë alibie do të kenë për humbjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor për ta paraqitur më 15 maj të këtij viti. Mund të akuzojnë Edi Ramën se mori peng një pjesë të saj, mund të akuzojnë Alibeajn si tradhëtar, mund të akuzojë grupi tjetër Berishën se shkatërroi partinë. Kjo dhe mund të ndodhë. Por në fund të herës këto janë akuza që bëhen nga palët në një partie në agoni, ku lëshojnë dhe sharjet e fundit ndaj njëri tjetrit, para se të shuhen. Janë humbës.

E vërteta e kulluar është se shuarja e PD, partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, ka ardhur për shkak të inatit të një plagu të lig si Sali Berisha, i cili jo vetëm që nuk u shkul nga viti 2013 nga drejtimi i kësaj partie, duke dubluar kreun zyrtar Lulzim Basha, por në rastin më të parë që nuk e mbrojtën politikisht nga nominimi që i bëri SHBA familjarisht si ‘non grata’ si dhe nga drejtësia, e bëri lëmsh PD-në, duke e ndarë në disa pjesë dhe duke dëbuar kreun zyrtar të saj dhe marrë vetë drejtimin e grupimit më të madh në këtë parti.

Ai është i bindur se dukie pasur SHBA, Britaninë, BE-në dhe PPE-të kundër, si dhe vetë moshën fizike, pasi është 80 vjeçar aktualisht, nuk ka asnjë shans që mund të sjellë fitore për opozitën. Por Berisha gjithnjë mendon dhe vepron me postulatin ‘pas meje, qameti të bëhet’. Kështu bëri më 1997 kur nuk dha dorëheqjen me gjithë rënien e shtetit, kështu bëri më 2013, pasi, megjithëse shënoi një humbje turpëruese përballë Edi Ramës, drejtoi PD-në në prapaskenë.

Kështu po bën dhe sot, derisa shuarja e kësaj partie, të shkojë në përpjestim të drejtë me lënien e fuqisë fizike dhe ‘dorëzimit’ tek i Plotfuqishmi i Berishës, si një plak i lig që ngatërroi dynjanë dhe që bëmat e fundit tregon se bën çfarë i shkon në mendje, pasi nuk ka çfarë të humbë. E themi këtë përderisa PD nuk po gjen askënd që të drejtojë me një stil të ri, pa pyetur as Berishën dhe as Bashën, që kush më shumë e kush më pak ekzekutuar ‘vrasjen’ e partisë së parë opozitare në Shqipëri.

Dhe një parti politik ekziston për të fituar dhe ardhur në pushtet, ndryshe është e destinuar për t’u rrënuar përfundimisht. PD për tre mandate, gjasat janë dhe për të tjerë, është në opozitë, por dhe me trend votash në rënie ‘pikiatë’. Ashtu dhe në pushtetin vendor. Pra po shkon drejt shuarjes. Pjesa tjetër është thjeshtë histori.

Next Post
VIDEO/ Dea Mishel i drejton thikën Luizit, tmerrohen keq ndjekësit

VIDEO/ Dea Mishel i drejton thikën Luizit, tmerrohen keq ndjekësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In