• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyu mikrofonat e gazetarëve, Majko qetësohet, kërkon ndjesë pas kritikave

by A R
12/09/2024 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mesditë në seancën plenare Majko gjeti momentin të kërkonte ndjesë për gjestin e bërë, duke shtyrë gazetarët para parlamentit. Por kjo ndodhi vetëm pasi deputetet e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa reaguan, duke kërkuar që Parlamenti të distancohet nga veprimi i deputetit socialist.

“Jashtë sallës së këtij parlamenti një deputet ka shtyrë një gazetare që është shtatzënë, këto raste mund t’i bëni në partinë tuaj, mund të shtyni e ofendoni kë të doni, por me gazetarët këto akte nuk besoj që i shkojnë këtij parlamenti”, deklaroi Tabaku.

Pas kësaj ka reaguar kryeparlamentarja Spiropali e cila shprehet: “Nuk jam në dijeni të çështjes që po flisni as për incidentin nuk kam si të jap përgjigje kur unë kam qenë e ulur këtu, sipas pretendimeve tuaja”, citon A2 kryeparlamentaren.

Ndërsa kryetarja e komisionit të medias Ina Zhupa e cilësoi një sjellje të papranueshme të deputetit ndaj gazetares.

“Edhe si kryetare e komisionit të medias, gazetarja Eksiola Shehu, shtatzënë është shtyrë nga deputeti socialist Pandeli Majko. Kjo është një sjellje e papranueshme për të cilën ky kuvend ka refuzuar në kohën kur drejtohej nga Lindita Nikolla që të bënte një rezolutë edhe për gratë gazetare”, theksoi Zhupa.

Pas këtyre kritikave, nga salla e Kuvendit deputeti socialist u kërkoi gazetarëve për veprimin e tij.

“Dëshiroj të shpjegoj përballë kolegëve që vlerësova të kërkoj ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikorofonëve sot në mëngjes. Në veçanti ndjesën për gazetaren që ka qenë shtatzënë”, tha Majko.

/a.r

Next Post
La shtatzënë të miturën, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Mallakastra

La shtatzënë të miturën, shpallet në kërkim 31-vjeçari nga Mallakastra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In