• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtyrja e masave kufizuese, Minxhozi: Preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë! Mund të ketë surpriza

by Java News
01/04/2020 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka analizuar situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Minxhozi shprehet se vendimi i sotëm i Ministrisë së Shëndetësisë për të shtyrë as 3 prillit masat kufizuese dihej dhe ishte vetëm një afat i herishëm dhe psikologjik.

Por Minxhozi thotë se kjo krizë dhe këto masa kufizuese kanë goditur rëndë jetën njerëzore fizikisht dhe ekonomikisht, pasi jeta njerëzore që njohim është dalja jashtë, në grumbullime, sport, shtëtitje gjë që tani nuk ndodh kurse ekonomia në gjithë botën do ketë pasoja për disa vite.

”Kemi një ndjesi paniku që kjo punë do të zgjasë me muaj. Është një afat psikologjik që u rinovua dhe dinin të gjithë që do shtyhej. I ngjashëm me atë që bëri Trump me atë që premtoi se për Pashkë do mbush kishat. Pra do kthejë njerëzit në punë. Cunami ka ardhur nga Lindja drejt Perëndimit dhe Amerika është kontinenti i fundit.

Këto data janë shumë të afërta. Kush flet me mjekët infeksionistë e kuptojnë se si po merren masat në të gjithë botën. Masat shtrenguse në lidhje me atë kufizimin dragonian në Kinë kanë rënë, në Kinë nuk janë më. Shoh ato hapjen e aktiviteteve publike, sportive, dalje në grupe njerëzisht, vrap, shtëtitje. Kjo është pikëpyetja e madhe. Sot në Itali diskutohej për vendimin e ri që nënat mund të dalin me fëmijët në park, por sa duhet të rrinë, si. Pra jeta njerëzore ka marrë një goditje. 3 prilli ishte shumë i hershëm. Po shihja një projeksion matematikor të sondazheve në Itali, ENAUDI. Kur rajonet në Itali do kenë shifrën 0, dita e fundit. Dita pa raste të reja, pra pa raste, 0.

Parashikim optimist dhe i çuditshëm por kishte parashikime rajon për rajon. Por preferoj mos krahasoj Shqipërinë me Italinë. Të informojmë shikuesit, është një e dhënë e çuditshme se Puglia që është rajoni më afër nesh, përballë nesh e nxirrte që në datën 9 prill e tutje s’do ketë raste të reja. Më duket pak optimiste. Pra përtej projeksionit që Italia do dalë përtej majit. Me sa po dëgjojmë edhe ne do kishim të njëjtin fat përtej prillit. Jemi në mes të një procesi që mund të rezervojë surpriza të këndshme dhe të pakëndshme.
Unë mendoj që natyrisht është një krizë e një lloji tjetër. Nuk ka kërpudhën atomike. Bill Gates tha se armiku i ardhshëm nuk do jetë si ky. Dhe tregoi një kërpudhë të ngjashëm me virusin. Koronavirusin e kemi krahasuar me grip apo aksidente. Kjo është pandemi. Ngjarjet e tjera janë shumë më lokale. Jemi në fillimet e saj dhe nuk është konsumuar numri i vërtetë. Amerika ka 3 mijë- 4 mijë të vdekur. Në skenarin më të mirë SHBA parashikon 100 mijë të vdekur. Kur kap gjithë planetin, kur do të na kushtëzojë ekonomikisht për vite kjo i ka bërë një frenim botës. Kjo i bën një frenim botës në aspekte jashtëzakonisht të thella dhe do influencojnë jetën e njerëzve”, tha Minxhozi.

Next Post
E FUNDIT/ Një tjetër i vdekur nga COVID 19, shkon në 13 numri i viktimave

5 skenarët për Covid-19 në Shqipëri, ja çfarë e tremb qeverinë dhe faza ku ndodhemi sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In