Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka sqaruar kërkesën e PD për shtyrjen e afatit të punimeve të komisionit me dy muaj.
Në mbledhjen e ditës së sotme, Tabaku tha se kërkesa është bërë në datë 20 dhjetor.
“Kemi bërë kërkesë për shtyrjen e punimeve të komisionit hetimor me dy muaj. Kërkesa është bërë që në datën 20.12.2021 drejtuar Kuvendit.
Këtë kërkesë ne e diskutuam në 19 janar por nuk patë vullnet politik. Ky është një sqarim i bërë për të kundërshtuar gojët e liga që flasin pa ditur faktet e prova për punën e Komisionit Hetimor të trajtimit të mbetjeve.
Interesi publik ishte për të ditur nëse kemi kërkuar apo jo shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor dhe kjo kërkesë është bere”, tha Tabaku.
/a.r











