• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtypi gjerman: Kufijtë në Ballkan – kutia e Pandorës!

by Java News
27/08/2018 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtypi gjerman i kushton vëmendje zhvillimeve në Ballkan. Gjermania nuk mbështet këmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kushton vëmendje debatit aktual për kufijtë në Ballkan. Nën titullin “Zgjidhje kreative për Ballkanin”, FAZ nënvizon, se Serbia dhe Kosova po diskutojnë për këmbim të territoreve. Ka disa partnerë që e shohin me përmbajtje këtë propozim, por rezistencë vjen nga kancelarja gjermane.

Merkel kundër ndarjes së kufijve

Duhet të jetë pritur si bezdisëse në Beograd, shkruan gazeta gjermane, që pikërisht kancelarja gjermane, mjaft e nderuar për një kohë të gjatë nga Vuçiq, del kundër dhe paralajmëron se “‘integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i përcaktuar dhe i paprekshëm. Këtë duhet ta themi gjithmonë, sepse gjithmonë ka përpjekje, të flasim ndoshta edhe njëherë për kufijtë. Këtë nuk mund ta bëjmë.’ Tingëlloi ndërkohë si një përgjigje indirekte ndaj kancelares Merkel, kur Vuçiq të shtunën në një prezantim të përbashkët me presidentin Thaçi në Forumin Europian të Alpbachut në Austri kërkoi që serbët dhe shqiptarët të gjejnë vetë një zgjidhje. Thaçi nga ana e tij shtoi se ‘koha për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është tani’. Komisioneri Hahn ëndërron për një ‘moment historik’.

Zëra kritikë dhe përkrahës

Por Frankfurter Allgemeine Zeitung e drejton vëmendjen edhe tek rreziqet e planeve të tilla, që mund të sjellin një reaksion zinxhir të pakontrolluar në Ballkan. “Wolfgang Ischinger, kreu i Konferencës së Sigurisë në Mynih paralajmëron nga hapja e ‘kutisë së Pandorës’. Ndërsa ish-ministri i Jashtëm i Suedisë dhe përfaqësuesi i dikurshëm i bashkësisë së shteteve në Bosnje, Carl Bildt u shpreh në “Washington Post”, se ‘të luash me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ka qenë e rrezikshme në fillim të viteve 90-të dhe është e rrezikshme edhe sot.’ Sipas tij ‘Ballkanizimi i Ballkanit’ është ‘recetë për katastrofë’.

Vetëm austriaku, Wolfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm për Kosovën thotë me siguri se ndryshime ‘kozmetike’ të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të kenë ndikime negative në rajon.” FAZ nënvizon deklaratën e Petritsch, se dikur ka qenë kundër ndryshimit të kufijve, por në disa “raste duhet të mendohesh dy herë”, dhe thekson se ai ka harruar të përmendë se punon për studion e madhe ligjore “Lansky, Ganzger+Partner”, ku klient është edhe qeveria serbe.

Ushtria e veteranëve

Ndërsa gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” me artikullin “Ushtria e veteranëve të luftës rritet në Kosovë”, i kushton vëmendje rritjes së numrit të ish-ushtarëve të UÇK-së që marrin pension, dhe pengesave që iu bën qeveria hetimeve të drejtësisë për rastet e keqpërdorimit.

“Grindja për rrjetet e pensioneve të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë ashpërsohet. Javën e kaluar demonstruan partitë opozitare dhe qytetarë të zemëruar kundër shpërndarjes së milionave nga buxheti për gjoja “veteranë” të luftës në vitin 1999. Shkak ishte dorëheqja e prokurorit, Elez Blakaj, që duhet të hetonte listat e ekzagjeruara….Sipas medieve, presioni kundër Blakajt u rrit pasi ai filloi të marrë në pyetje funksionarë të lartë të dalë nga UÇK-ja”.

Klientela e përkrahësve

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” thekson se në Kosovë kanë shënuar një rritje të madhe shpenzimet për veteranët. “Nga viti 2015 shpenzimet vjetore janë rritur vazhdimisht nga 24 milionë euro dhe në vitin 2018 pritet të kapin shifrën e 76 milionë eurove. Paratë janë dhënë pjesërisht edhe për persona që gjatë luftës kanë qenë foshnje ose më shumë se 70 vjeç, pra jo në moshë për t’u mbrojtur, shkruan portali Prishtina Insight.”

NZZ nënvizon se ish lidershipi i UÇK-së dominon edhe dy dekada pas luftës politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Këtu asaj i ndihmon edhe fakti që me skemën e pensioneve të UÇK-së ka lidhur pas vetes një klientelë me njerëz të varur dhe përkrahës, që është rritur me çdo zgjedhje parlamentare.”(DW)

ma.me

Next Post
Reagon Vietnami: McCain ka ndihmuar “në shërimin e plagëve të luftës“!

Reagon Vietnami: McCain ka ndihmuar “në shërimin e plagëve të luftës“!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
Ministrja e Shëndetësisë nga Londra: Inteligjenca artificiale, arma jonë për “super-diagnostikën”

Ministrja Sala jep lajmin: Brenda vitit do të ketë brakiterapi te Spitali Onkologjik

February 26, 2026

Kërkesa e SPAK për Ballukun, Rama mbledh sot deputetët dhe Qeverinë në Pallatin e Brigadave

February 26, 2026
Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In