Trump është president i SHBA-ve dhe të gjitha gazetat botërore nga Europa deri në Australi kanë vënë në faqen e parë fytyrën e tij. Disa kanë mbajtur qëndrime krejtësisht kundërshtuese, duke vënë në pah se e gjithë bota është shokuar, ndërsa disa të tjera, tituj më shumë neutralë. Disa kanë parashikuar një katastrofë totale, ndërsa disa e cilësojnë si një “revolucion” në SHBA.
Gazetat e majta kanë zgjedhur që në titujt e tyre të jetë më të fortë, si psh Daily Mirror e Britanisë dhe Liberation-i francez, duke shkruar se lajmi është katastrofik. Ndërsa gazeta si The Guardian, Financial Times apo Indipendent kanë mbajtur një pozicion më neutral duke vënë theksin tek sfidat që presin Presidentin e 45 amerikan./java/a.k