Shtyhet testimi për mësuesit, MAS: Prioritet, viti i ri shkollor
Testimi i paralajmëruar për mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin, nuk do të zhvillohet në muajin shtator.
Ministria e Arsimit ka konfirmuar lajmin duke shpjeguar se arsyeja e shtyrjes së datës së caktuar është përgatitja për vitin e ri shkollor që starton më 14 shtator.
Sipas zvministres së Arsimit,Nora Malaj, ende nuk ka një udhëzim të posacëm për kryerjen e këtij procesi i cili ishte parashikuar të mbyllej në fund të majit.
“Grupi i punës që po merret me procesin e testimit të aftësive të mësuesve ka vendosur ta shtyjë procesin pas muajit shtator pasi e rëndësishme tani është përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor, shpërndarja e librave shkollorë dhe programeve mësimore”, ka theksuar zvministrja Malaj.
Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe këtë vit, për të plotësuar nevojat e shkollave për staf të ri mësimor, do të punësojë mësues të rinj përmes portalit ‘Mësues për Shqipërinë’ dhe më pas të përzgjedhurit do t’i nënshtrohen testimit në muajin dhjetor.









