• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 16, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtyhet sërish seanca për “Gërdecin”, 5 ekspertët do lexojnë aktet e tyre të ekspertimit

by A R
12/06/2024 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka zgjatur më pak se një orë seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Gërdecit. Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, sot dëshmuan 5 ekspertët. Këta të fundit  kanë përcaktuar dëmin e demontimit në vitin 2008.

Mësohet se prokurori Klodian Braho ka deklaruar se trupa gjykuese do marrë një vendim sa i takon kërkesës për një akt të ri ekspertimi.

Avokati i Mediut, Henrik Ligori: Në seancën e datës 15 Maj ne kemi kërkuar se është e nevojshme që të kryhet një akt-ekspertimi i ri në lidhje me këtë çështje. Ekspertët e thirrur, në bazë të deklarimeve që thanë herën e kaluar ngrenë dyshime se kanë qenë shtesë e grupit të hetimit për shkak të pozicioneve që kanë mbajtur në kohën kur kanë kryer akt-ekspertimin teknik. Në kërkojmë që të bëhet një akt-ekspertimi me 3 ekspertë të pavarur.

Prokurori Klodian Braho: Kjo është një kërkesë e përsëritur nga mbrojtja dhe po ashtu është në çmim të gjykatës për të marrë një vendim. Sa i takon akt-ekspertimit ata kanë pasur kohën e nevojshme për ta shqyrtuar.

Ndërsa ish-ministri Fatmir Mediu ka kërkuar sërish një proces të drejtë dhe analizë më të thelluar të akt-ekspertimit.

Fatmir Mediu: Zonja gjyqtare përballë jush janë dy palë. Barazia në këtë proces është një e drejtë e ligjshme. Unë mendoj se gjithë kjo situatë tregon një lloj tendence për të vazhduar në absurditet. Këta zotërinjtë e tregojnë vetë që nuk janë ekspertë dhe se kanë dhënë një mendim pranë institucioneve. Ky proces është krejt formal, pa substancë për të shkuar tek e vërteta. Ne kërkojmë të bëhet një akt-ekspertiim i ri për të parë nëse ka pasur dëm ekonomik apo jo. Ky akt-ekspertimi ka nevojë për një analizë më të thelluar, se pas vitit 2008 ka pasur demontim. Nëse duam proces gjyqësor, që nuk është një debat i anshëm i prokurorisë, le ta kthejmë këtë në proces gjyqësor dhe të mos i zhvillojmë këto seanca sa për të kaluar radhën.

Nga ana tjetër, ekspertët kanë deklaruar se kanë qenë të atashuar pranë Prokurorisë në atë kohë.

“Ne kemi bërë një verifikim dokumentacioni, kemi dhënë një mendim lidhur me çështjen. Unë i kam aktet, por niveli i ekspertimit është gjë tjetër”, ka thënë njëri prej tyre.

Kujtojmë se edhe në seancën e kaluar, ata u shprehën para togave të zeza se “nuk kanë pse të jenë pjesë e procesit, pasi nuk mbajnë mend çfarë kanë bërë 16 vite më parë.”

Gjykata ka vendosur t’u japë kohë për njohjen me aktet e tyre të ekspertimit të dëmit ekonomiko-financiar. Seanca e radhës është më 26 Qershor, ora 09:00.

-Nga shpërthimi në Gërdec më 15 Mars 2009 humbën jetën të paktën 26 persona e u plagosën qindra të tjerë.

/a.r

Next Post
“Gati skelet, i kanë rënë flokët”, dalin detaje tronditëse nga beteja e Kate Middleton me kancerin

“Gati skelet, i kanë rënë flokët”, dalin detaje tronditëse nga beteja e Kate Middleton me kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In