Është shtyrë sërish seanca për ekstradimin në Itali të Alket Hatiajt i ashtuquajturi “Zoti i drogës” në Itali
Sot gjykata duhet të vendoste për ekstradimin e Alket Hatiajt në shtetin fqinj për t’ia lënë në dorë drejtësisë italiane por Gjykata ka kërkuar aktet e dosjes te Krimet e Rënda.
Sipas “BalkanWeb” Gjykata kërkon dosjet me qëllim që t’i krahasojë me materialet nga Italia. Alket Hatiaj është dënuar nga Apeli në Itali, me 20 vjet burg me akuzën për trafik droge.
a.ç