Në mbledhjen e sotme të qeverisë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dha lajmin se është shtyre më 6 muaj afati për disbursimin e naftës për fermerët.
“Një lajm i mirë për fermerit që po marrin disbursimin e fundit të naftës. Kemi kërkuar një shtyrje për një afat për 6 muajt të parë të 2024, në mënyrë që dispursimi të ndodhë me një ritëm më gradual. Falë aktit normativ që qeveria mundësoi në nëntor u shtua buxheti për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe bëri të mundur që fermerët dhe blegtoret që kishin aplikuar dhe kishin fituar ta merrnin të plotë përfitimin e kësaj skeme”, tha Denaj në përfundim të mbledhjes së qeverisë.
Ndërkohë, në mbledhjen e fundit të vitit është vendosur po ashtu edhe krijimi i një task-force për të bërë kontrollin e subjekteve për trajtimin e ujërave të ndotur në zonat turistike.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila dhe se përmes kësaj task-force do përmirësohet infrastruktura e trajtimit të ujërave.
“Përmes një akti normativ qeveria ka vendosur të krijojë një task-forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin dhe shëndetësimin e të gjitha subjekteve në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujerave të ndotur që shkaktohen në ujërat larës që mund të jenë në det, lumenj apo liqene. Përmirësimi edhe sipas agjencisë evropiane të mjedisit, krahasuar me vitet e kaluara është i dukshëm, nga 45% vetëm 5% të ujërave larës kanë problematika të thella. Por ky është një proces evolutiv”, tha ministrja Kumbaro.
/a.r











