Shtyhet sërish gjyqi ndaj Alket Hatisë. Në seancën e radhës zhvilluar rreth orës 14:30 të ditës së sotme, prokuroria kërkoi paraqitjen e konkluzioneve të dosjes “Hatija”. Seanca e radhës do të zhvillohet më 16 shkurt, ku do të jepet edhe vendimi nga gjykata në mungesë, pasi Hatia nuk ndodhet në burg.
Alket Hatija është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane. Ai u arrestua më 8 korrik të këtij viti, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga drejtësisë italiane për shkak të një dënimi me 20 vjet burg, të lëshuar nga Gjykata e Apelit në Milano ne vitin 2015 për veprën penale te trafikimit ndërkombëtar te lëndëve narkotike. Alket Hatija pretendon se atë dënim e ka shlyer në Shqipëri, se bëhet fjalë për të njëjtat akuza. Ai cilësohet nga italianët si ‘Zoti i drogës’.