Seanca gjyqësore në GJKKO ku organi i akuzës do jepte pretencen për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja është shtyrë këtë të premte me kërkesë të prokurores së çështjes.
Këtë veprim, avokati i Etleda Çiftes e quajti të qëllimshëm pasi tha se “Bindja ime personale që prokuroria që në fillim e di mirë që s’ka fajësi, ne thjesht presim të bindim e gjykatën për këtë.
Në bindjen time, duke lexuar materialet e prokurorisë, prokuroria është shumë e bindur për pafajësi.
Në seancën e kaluar prokurorja kërkoi që pretendimet e saj të shpreheshin në muajin shtator ndërkohë që pretendimet e saj përfundimtare mund të jepeshin që në atë seancë. Sot ka sjellë kërkesë që kërkon shtyrje të seancës gjyqësore ndërkohë që ra dakord që seanca të mbahej në datën 29. Jep argument se po kryen hetime për një tjetër çështje penale. Mund t’i kishte marrë parasysh”, tha avokati.
Ndërkohë i pyetur përse nuk tërhiqet nga detyra Etleda Çiftja ndërkohë që SPAK e ka marrë të pandehur dhe ka ngritur ndaj saj një akuzë, avokati tha se “nuk i takon të vetëpërcaktojë nëse është apo jo në konflikt interesi, i takon institucionit, duhet të pezullohet apo vetëpezullohet duhet t’ja bëni institucionit”.
g.kosovari











