• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtyhen hetimet për gjyqtarët e “Dajtit”, ja kur zhvillohet seanca e parë

by Java News
09/06/2019 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për Krime të Rënda ka zgjatur hetimet për 3 gjyqtarët e dosjes “Dajti”, të cilët janë proceduar penalisht për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

Vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është marrë disa javë më parë, ndërsa kundër këtij vendimi ka bërë ankimim gjyqtari Aleks Nikolli dhe seanca e shqyrtimit të këtij ankimimi do të zhvillohet javën që vjen.

Me pretendimin se duhet më shumë kohë për kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore në funksion të zbardhjes së plotë të dyshimeve të ngritura për gjyqtarët, organi i Akuzës ka zgjatur edhe me tre muaj të tjerë hetimet.

Kujtojmë se gjyqtarët Petrit Aliaj, Aleks Nikolli dhe Skënder Damini, u vunë nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda në shkurt të këtij viti, disa ditë pas dhënies së vendimit, ku pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

Capture

Kjo gjë ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, që e dënoi me burgim të përjetshëm, duke e konvertuar dënimin përfundimtar me 25 vite në total. Dajti akuzohej për vrasjen e 4 punonjësve të Policisë në vitin 2009, ndërsa u deshën 10 vite që dënimi të merrte formë të prerë.

Pranimi i gjykimit të shkurtuar me shumicë vote nga ana e pesëshes së Apelit të Krimeve të Rënda, u diskutua gjatë në opinionin publik, ndërsa disa ditë më pas, nën dyshimin se ky vendim ishte dhënë i ndikuar dhe se gjyqtarët kanë konsumuar elementë të veprës penale të korrupsionit, Prokuroria nisi hetimet.

KONTROLLET

Me një vendim për kontroll banese të dhënë nga gjyqtarja Liliana Baku, Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë, në datën 15 shkurt të këtij viti kreu kontrolle të befasishme në banesat e 3 gjyqtarëve. Gjatë kontrolleve të kryera, në banesën e gjyqtarit Skënder Damini, u gjetën disa fishekë dhe një sasi eurosh, ndërsa në banesat e gjyqtarëve të tjerë nuk u gjetën prova apo materiale implikuese.

“Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit. Nga operacioni policor konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese”, informoi Policia. Ndërkohë, në lidhje me eurot e gjetura në banesën e Daminit, ai tha se ato ishin të djalit të tij, ndërsa fishekët e sekuestruar ishin jashtë funksioni

Next Post
“Tirana Triathlon”/ Liqeni i Farkës kthehet në një destinacion sportiv

“Tirana Triathlon”/ Liqeni i Farkës kthehet në një destinacion sportiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

“Kërkesa për provimin në gjuhën shqipe, legjitime”, ambasadorët e BE dhe Italisë mbështesin studentët shqiptarë në RMV

April 9, 2026
“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

“Beteja” për qentë e rrugës në Vlorë/ Paditet bashkia për zhdukjen e pitbullit që kafshoi fëmijën, banorët të shqetësuar për sigurinë

April 9, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

April 9, 2026
“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

“Nga 10 prilli ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen”, Ministria e Jashtme jep detaje

April 9, 2026
Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

Taksa në lejet e ndërtimit që do përdoret për strehimin, Rama: 3% i të gjitha bashkive do mblidhet në një fond të vetëm

April 9, 2026
Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In