• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtrimi i kabujve nënujor me Italinë/ Ish-zv/ministri i Energjisë: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: Për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

by S T
16/01/2025 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë pritet pas shpalljes së dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump si investitor strategjik nga qeveria pas dhënies së ishullit të Sazanit.

Çfarë do sjellë ky investim i Jared Kushnerit pas dhënies së dritës jeshile nga qeveria.

Kontrata 1 mld euro në Abu Dabi, çmimi energjisë dhe çfarë përfitimi ka Shqipëria për energjinë?

Këto ishin disa nga temat ekonomiko-sociale të trajtuara mbrëmjen e sotme në ‘Studio Live’, të moderatorit Arbër Hitaj. Të ftuar në Report TV ishin Ilir Bejtja, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës dhe eksperti i ekonomisë, gazetari Fatos Çoçoli.

“Marrëveshja, një korridor më shumë për ne. Kemi dy lidhje aktualisht, me Italinë dhe me Greqinë. Ne nuk paguajmë ekstra, por vetëm rrugën e kalimit të energjisë. Deri tani kemi 4500 amper energji, nevoja jonë është goxha e kufizuar, në maksimumin tonë në harxhojmë 1,4 giga-vat amper energji. Tregu europian është pa limite, pasi ai që ne kemi sot është i kufizuar. Si i Malit të Zi dhe i Greqisë nuk e kënaqin nevojën dhe mundësinë tonë, se kanë kapacitet të kufizuar dhe janë të shtrenjtë. Kurse ky me Italinë bën të mundur që energjia jonë të eksportohet edhe në vendet e tjera. Marrëveshja është kuadër, ka detaje teknike. Ka një shifër 1,4 mld euro, mund të shfrytëzohet edhe TAP-i si korridor. Ne e kemi një korridor me Italinë, është më mirë të kesh lidhje direkte, ka përfitime. Arabët japin paratë”, shpjegoi ish-zv/ministri Bejtja.

Ai theksoi se çmimi jonë i energjisë është aktualisht ai i bursës dhe njëkohësisht që e kanë vendet e tjera. Bejtja thotë se çmimi i energjisë elektrike në vend varet edhe nga rrethanat e tjera. Sepse duhen mbuluar edhe humbjet në rrjet, pavarësisht se kjo përqindje e humbjeve është ulur.

Gazetari dhe eksperti Fatos Çoçoli vlerësoi projektin dhe marrëveshjen e kabullit nënujor me Italinë, duke thënë se do ndihmojë që për 3 vite Shqipëria të kthehet në eksportuese.

“Bëhet fjalë për energjinë e rinovueshme, që rikuperohet dhe jo të harxhohet, 44% e kemi ne atë, këtë parashikon projekti kabllor. Më parë nuk ka gjetur mundësi financimi, sepse ka pasur diskutime, por tani është projekti i Emirateve të Bashkuara të Arabisë por edhe qeveria e Italisë me gjigantin “Terna”. Ky projekt parashikon përcjelljen e energjisë nëpërmjet kabullit ujor me vlerë 1 mld euro dhe që shkon në Itali, pasi Italia është konsumues i lartë i energjisë. Ky projekt parashikohet në 3 vjet, duke pasur lidhje me Italinë ne kemi shumë interesa. Duke pasur edhe kabullin nënujor, Shqipëria ka përfitimet e saj, pas vështirësive në rajon. Pretendojmë që në 3 vite të jemi eksportues të saj”, tha Çoçoli.

Ndërsa për debatin e TECE-ve lundruese eksperti shpjegoi se janë të nevojshëm për situata të defekteve të rënda që pëson sistemi energjetik, ai ai i disa ditëve më parë në Durrës, që la të gjithë vendin pothuajse pa elektrifikim. Teksa bëri thirrje që edhe në Delvinë të ngrihet një i tillë sepse mund të shfrytëzohet përdorimi i burimit të gazit atje, për të rritur edhe kapacitetet.

“TEC-et lundruese ka përfitime, sepse po të marrim rastin e defektit në Rashbull së fundmi, që ishte i rëndë, për një orë u aktivizuan këto TEC-e dhe për një orë u rilidh energjia. Ato nuk harxhojnë kur nuk punojnë, shkon në mbi 60 mijë euro në vit, por edhe nëse e ndezim apo jo, ne e paguajmë atë, sipas kontratës, që shkon deri në 2 vjet. Janë gjendje në pune, janë si të reja, të certifikuara. Na duhet për rastet e defektesh. Vënia në punë edhe te TEC-it të Vlorës me 100 mega e përmirëson edhe më shumë situatën. Edhe në Delvinë mund të ngrihet një TEC i tillë me gaz, sepse mund të na shërbejë për nevoja të tilla, sepse atje burimi është ngjitur, që mund të shkojë deri në 100 mega, tec ekologjik dhe me kosto të ulët”, shpjegoi Bejtja.

Next Post
700 mijë paund shkojnë “dëm”, nxënësit ndalohen të luajnë në fushën e re, fqinjët shqetësohen nga zhurma e bilbilit të arbitrit

700 mijë paund shkojnë “dëm”, nxënësit ndalohen të luajnë në fushën e re, fqinjët shqetësohen nga zhurma e bilbilit të arbitrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, nuk më tha kë do të vrisja

March 26, 2026
Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

Tragjedia e Roskovecit! Vrau bashkëshorten e më pas veten, fëmijët refuzojnë varrimin e babait të tyre

March 26, 2026
“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

“SMILE” sateliti bashkëpunues Kinë-Evropë planifikohet të lëshohet më 9 prill

March 26, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Çështja “Veliaj”, Ndreca: Pa njohjen e akteve, nuk ka gjyq

March 26, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervis Berberit

March 26, 2026
Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

Çfarë duhet të dini për brigadën izraelite Golani

March 26, 2026
“I shërbejnë koalicionit të Epsteinit”/ Pas Kuvendit, grupi i hackerave iranianë njofton se ka sulmuar Postën Shqiptare

Sulmi ndaj Postës Shqiptare, AKSK: Nuk ka të dhëna të fshira, përkohësisht i ndërpremë vetë shërbimet

March 26, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

March 26, 2026
Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

Gabimet që bëhen në aplikim! Fazlli: Lotaria amerikane nuk nis më 10 prill!

March 26, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Meloni rifreskon ekzekutivin, ministrja e kulturës dhe dy zyrtarë të drejtësisë japin dorëheqjen

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In