• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtrenjtohet jetesa, në Nëntor u rritën çmimet e ushqimeve

by A R
09/12/2015 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e ushqimeve u rritën me 5.9 për qind në nëntor, krahasuar me një vit më parë, duke dhënë efektin më të madh në shtrenjtimin e kostos së jetesës. Instituti i Statistikave raportoi se inflacioni vjetor shënoi muajin e kaluar kuotën e 2.1 për qind.

Sipas INSTAT, brenda grupit të ushqimeve, rritjen më të madhe e ka pasur çmimi i zarzavateve, me 35.6 për qind, krahasuar me një vit më parë, pasuar nga grupi i frutave, të cilat janë shtrenjtuar me 13.9 për qind.

Të dhënat tregojnë se, vetëm si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve, kostoja e jetesës është rritur me 2.3 për qind, por inflacioni ka rezultuar më i ulët, për shkak se në zërat e tjerë të shpenzimeve familjare, çmimet kanë rënë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, rënien më të madhe të çmimeve e kanë shënuar grupet “veshje” dhe “këpucë”, të cilat e kanë ulur inflacionin me 0.2 për qind. Po kështu, grupi i qirave, lëndëve djegëse dhe energjisë ka ndikuar në uljen e kostos së jetesës me 0.28 për qind, ashtu si dhe rënia e çmimeve të transportit, të cilat kanë ulur inflacionin me 0.17 për qind.

Të dhënat e INSTAT-it paraqesin një panoramë të dyfishtë në lidhje me ecurinë e çmimeve në treg, ku ushqimet vazhdojnë të shtrenjtohen, ndërsa zërat e tjerë të shpenzimeve kanë shënuar rënie të tyre. Kjo është një tendencë që godet më shumë familjet e varfra, të cilat dedikojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave që kanë, vetëm për ushqime.

Banka Botërore përllogarit se, në shtresat më të varfëra të popullsisë, shpenzimet për ushqime zënë deri në 70 për qind të buxhetit mujor. Kjo do të thotë se, këto familje goditen nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe nuk përfitojnë nga rënia e çmimeve në zërat e tjerë. Dhe, në kushtet kur ushqimet janë shtrenjtuar me 5.9 për qind krahasuar me vjet, të varfrit mund të jenë duke u goditur më fort nga rritja e çmimeve, nga sa sugjeron shifra e inflacionit.

/ Top Channel

Next Post

Videolajm/ “Përbindëshi” i ujit, nis lundrimin luftanija më fuqishme e SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com