• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtrenjtohet edhe periferia e Tiranës, çmimet e apartamenteve rriten me 50-150 euro/m2

by Java News
04/10/2017 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të gjithë ata individë, të cilët nuk mund të përballonin çmimet e shtëpive në qendër të Tiranës, ekzistonte një mundësi e dytë, periferia.

 Çiftet e reja, të cilët sapo kishin krijuar familjen, por edhe individë me të ardhura mesatare dhe poshtë kishin si alternativë më të përballueshme shtëpitë në periferi.

Por, muajt e fundit çmimet e apartamenteve në periferi të Tiranës në zonën e Yzberisht apo te Fresku janë rritur me 50 deri në 150 euro për metër katror. Nga 400-450 euro për metër katror, tashmë minimumi i çmimit të një apartamenti në periferi ka arritur në rreth 500 euro për metër katror.

Tendenca konfirmohet për “Monitor” si nga agjentët e pasurive të paluajtshme ashtu dhe nga sipërmarrësit që ndërtojnë në periferi.

Klajdi Memajdini, nga agjencia e pasurive të paluajtshme DevInf, tha për Monitor se ka filluar që periferia të shtrenjtohet. Sipas tij rritja, ndikuar dhe prej një kërkesës më të lartë për shtëpi, është deri diku artificiale. Kjo sepse logjikisht çmimi duhej të ulej me rritjen e dhënieve të lejeve të ndërtimit, e cila shton ofertën për apartamente në treg.

Rritje të çmimit ka konstatuar edhe Xheni Jahja nga Tirana Real Estate, e cila sipas saj po vjen edhe për shkak të kredive të zbutura për strehim. Nëse dikur çmimi për banesat në periferi ishte i negociueshëm, aktualisht nuk ka shanse që një pronë të shitet më pak se oferta fillestare, duke qenë se është rritur dhe kërkesa.

Në zonën e Yzberishtit, sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimi për metër katror fillonte nga 400 euro, ndërsa sot çmimi është rritur me 50-100 euro në varësi edhe të cilësisë së apartamentit.

Në unazën e re, apo siç njihet zona e Astirit, çmimi minimum fillon nga 500 euro për metër katror deri në 600 euro.

Periferia veri-lindore e Tiranës, apo ndryshe zona e Freskut, ka pasur gjithashtu një rritje të çmimit të banesave, në të njëjtin nivel me Yzberishtit (nga 400 në 500 euro/m2).

Ndërtuesi Hajredin Fratari, që ka kompleks pallatesh  në periferi pohon gjithashtu se çmimet janë rritur në muajt e fundit nga 450 në 500 euro për metër katror. Ai thotë se ndikim kryesor  ka pasur rritja e disa prej tarifave, si për shembull për të hipotekuar një pallat atij i duhet të paguajë gjashtë fish më shumë,  3.6 milionë lekë nga 600 mijë që paguante më parë.  Ai shtoi se janë shtuar edhe taksat për Ujësjellës Kanalizimet, të cilat fillojnë dhe paguhen që në momentin që merret leja e shfrytëzimit.

Kërkesa është nxitur dhe nga rritja e kreditimit për individë për blerje të pasurive të paluajtshme, kryesisht në lekë, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm në gusht, stoku i huasë për kredi në lekë në gusht u rrit me rreth 7% me bazë vjetore.

Individët kanë përfituar dhe prej kredive të zbutura që ka dhënë Bashkia Tiranës. Sipas Xheni Jahja, qytetarët që kanë përfituar prej kredive të zbutura kanë blerë në periferi të Tiranës duke rritur kështu dhe kërkesën në periferi.

Ndryshe nga periferia, çmimet në qendër dhe brenda unazës nuk kanë shënuar rritje muajt e fundit, sipas të dhënave nga agjencitë e real estate.

Periferia, më e lira në rajon

Ndryshe nga qendra, zonat në periferi të kryeqytetit shqiptar janë dukshëm më të lira se periferia e rajonit, ku një apartament kudo në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, nuk e gjen më pak se 650-800 euro për metër katror, ndërsa në rrethinat e Tiranës ka dhe apartamente me 450-500 euro për metër katror. Ndërtuesit pohojnë se shkak për këtë është infrastruktura e keqe, teksa pallatet janë ndërtuar pa plan, nuk ka hapësira (lulishte apo ambiente të përbashkëta), rrugët janë të ngushta dhe madje në disa zona ato furnizohen me ujë pusi.

Në periferinë e kryeqytetit serb, në Beogradin e ri, p.sh., çmimet luhaten në 1200-1700 euro për metër katror, por kjo zonë ka apartamente cilësore, rrugë të gjera dhe infrastrukturë funksionale e hapësira për banorët./Monitor

Next Post
INTERPOL dhe DASH zbarkojnë në Tiranë, Çako: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

INTERPOL dhe DASH zbarkojnë në Tiranë, Çako: Luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In