• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtrenjtohen ushqimet, ulen karburantet. Inflacioni në nëntor 2.1%

by A R
09/12/2015 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Nëntor 2015, arriti 118,5 % kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 2007=100), sipas INSTAT.

Në muajin Nëntor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,1 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,7 %. Pavarësisht rritjes, inflacioni mbetet nën objektivin e shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit.

Rritja vjetore në muajin Nëntor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,30 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” dhe “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me nga +0,03 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje. Çmimet

e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,05 dhe çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar -0,02 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,9 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 35,6 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 13,9 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,1 %, etj. Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 4,4 %, pasuar nga nëngrupi “mish” me 0,8, grupi “kafe, çaj e kakao” me 0,6 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 4,0 %, pasuar nga grupi “Transporti” me 2,8 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është -0,3 %. Krahasuar me muajin Tetor 2015, ulja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti ” me 1,2 %. Krahasuar me muajin e mëparshëm çmimet e Eurodiezelit u ulën me 2,9 % dhe çmimet e benzinës me 3,2 %./Monitor

monitor_ndryshimet_infalcioni

Next Post

20 deputetë demokratë rrethojnë Komisariatin 1: Lironi protestuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

January 20, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, vdes pasagjeri 25-vjeçar në Laç

January 20, 2026
“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In