• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtrenjtimi në bursa, rritet çmimi i naftës edhe në Shqipëri

by A R
03/05/2016 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës ka shënuar një rritje të fortë së fundmi, me rreth 5 lekë për litër në pjesën më të madhe të pikave të tregtimit, por pritet që shpejt të reflektojë i gjithë zinxhiri i pakicës. Kjo është rritja e parë, pas muajve të tërë që karburantet kishin njohur vetëm ulje.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh në vend, një litër naftë tregtohet me 157 lekë për litër, nga 152 lekë që shitej më parë. Edhe Europetrol Durrës Albania (Eida) e ka shtrenjtuar naftën në 156 lekë për litër. Gega Oil, një tjetër operator i madh e tregton karburantin me 154 lekë për litër, nga 149 lekë që e kishte më parë.

Burime nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan për Monitor.al se arsyeja kryesore e rritjes së çmimit të naftës lidhet me shtimin e taksave mbi kompanitë e tregtimit të karburanteve. Efektin kryesor e ka dhënë taksa e rilicencimit të pikave të tregtimit me pakicë, që me një vendim qeverie në dhjetor të vitit 2015 u shumëfishua, duke arritur në 5 milionë lekë për pikat e Tiranës dhe 2 milionë lekë për ato të rretheve. Kjo taksë ndonëse u vu me vendim qeverie mblidhet nga Bashkitë e rretheve përkatëse dhe ka filluar aktualisht të paguhet (përveç taksës ka dhë shpenzime shtesë si TVSH, apo dokumentet që duhen bërë nga fillimi për çdi pikë). Operatorët kishin llogaritur më parë se efekti i saj do të ishte 5 lekë për litër. (Lexo: “Taksë” e fshehur 5-10 lekë/litër për naftën: Qeveria rrit me 170 herë tarifën për licencën e karburanteve).

Një tjetër taksë e shtuar për pikat e Tiranës është ajo e arsimit, që për kompanitë VIP është 37 mijë lekë në vit. Por, duke pasur parasysh që kjo taksë po faturohet për çdo NIPT sekondar, (Lexo: Skandali: Bizneset do paguajnë disa herë taksën e arsimit, u vjen për çdo NIPT sekondar) kompanitë e karburanteve po e paguajnë shumëfish atë (vetëm në një pikë tregtimi ata kanë disa NIPT-e për gazin, naftën apo lavazhin), çka nënkupton një kosto tjetër të shtuar, që reflektohet në çmim.

Një prej kompanive më të mëdha të karburantit i është faturuar taksa e arsimit në rreth 9 milionë lekë (rreth 65 mijë euro).
Arsyeja e tretë lidhet me faktorët ndërkombëtare. Në bursa, një fuçi naftë është rritur në rreth 46 dollarë, nga nën 30 dollarë për fuçi që zbriti në janar 2016.

Next Post

Takimi i Bleonës me Rihannën (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In