Sot u regjistruan 23 të infektuar me COVID në Tiranë. Report Tv mëson se mes tyre janë 2 mësuese të gjimnazit ‘Sami Frashëri’.
Mësueset nuk kanë qenë pjesë e stafit monitorues të provimeve të maturës shtetërore. Dyshohet se i prekur me COVID është një mjek te Klinika e Specialiteteve nr.1 në Tiranë.
Nga 239 testime, në të gjithë vendin janë shënuar 33 raste pozitive, ndërsa në spital janë të shtruar 82 pacientë.
/e.rr