Këshilli i Ministrave ka shtuar buxhetin për Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të marrë më shumë fonde për pagesën e vaksinave kundër Covid-19.
Në mbledhjen e fundit i janë hequr 500 mijë dollarë fondit rezervë dhe i janë shtuar zërit të shëndetit publik me qëllim pagesën e vaksinave Sputnik V për të cilat Shqipëria nënshkroi marrëveshje në prill të këtij viti.
Në bazë të marrëveshjes, vlera e një doze vaksine është 10 dollarë. Qeveria ka ndryshuar disa herë buxhetin për të arritur pagesën në kohë të vaksinave, ndërsa fondi rezervë ka arritur në 70 milionë dollarë, i cili është përdorur për procesin zgjedhor dhe vaksinimin e popullatës.
/a.r