Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Rusi, duke shkuar në 147, ndonëse zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë viktimë.
Ndërkohë në Moskë, numri i të prekurve ka arritur në 31.
Sakaq duke nisur nga kjo e hënë dhe tre javët në vijim, shkollat do të jenë të mbyllura në të gjithë Rusinë, për të luftuar epideminë e koronavirusit.
Duke folur për këtë masë, ministri rus i Arsimit, Sergei Kraytsov, preferoi të fliste për një “pushim”.
Ndërkohë do të mbeten hapur disa shkolla për të kujdesur fëmijë të prindërve që kanë nevojë dhje në disa raste do të organizohen mësime online.
Aktualisht në periferi të Moskës po ndërtohet një super spital i dedikuar Covid-19 me mbi 500 shtretër, për tu përballur me çdo situatë të mundshme.
/a.r










