• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohen rastet e kollës së mirë tek fëmijët, pediatrja: Është ulur vaksinimi

by A R
05/04/2024 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të vegjlit po preken më së shumti nga pertusi, ose sicc njihet ndryshe “kolla e mirë”,  e cila aktualisht në vendet e rajonit e më gjerë po regjiston raste në rritje.

Kjo sëmundje është ngjitëse përmes spërklave dhe prek çdo lloj moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse je i vaksinuar apo jo.

“Kemi një përhapje të pertusit ose sëmundjes që quhet kolla e mirë. Zakonisht prek bebet e vogla, të cilat nuk e kanë marrë të plotë materialin e injeksionit vaksinal, duke qenë se ata janë në shtëpi edhe pranë motrave apo vëllezërve më të rritur dhe njëherazi anëtarë të ambienteve komunitare apo çerdheve, kopshteve e shkollave,” shpjegon pediatrja Lori Gjoni.

Pediatrja e QSUT-së tregon se në fakt sëmundjet infektive po qarkullojnë më shpesh për shkak edhe të uljes së vaksinimit.

“Sëmundshmëria është rritur ndjeshëm edhe falë përhapjes së disa sëmundjeve infektive si pasojë e mungesës së vaksinimit. Kemi vënë re kohët e fundit që kemi një rënie të ndërgjegjësimit nga ana e prindit për të fëmijët e tyre,” thotë mjekja.

Në urgjencën pediatrike të QSUT-së mjekët po trajtojnë infeksione të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, të cilat pësojnë edhe ndërlikime.

“Ato komplikohen më pas edhe me një virozë, e cila kalon në infeksion dhe dhimbje të veshit, kalon më poshtë në faringit e tonsilit dhe në rrugët e poshtme të traktit respirator. Kemi pasur edhe ndërlikime të infeksioneve siç janë otitet, trakeitet apo edhe bronkitet,” shton pediatrja Gjoni.

Urgjenca trajton jo vetëm vizitat ambulatore nga Tirana, por edhe raste komplikacionesh që referohen nga spitalet e rretheve për shtrim.

Gazetare: Sonila Mlloja

Next Post
“U falën shkatërrimet e pronës me zjarr e tritol”, Felaj tregon pse abstenoi për Amnistinë

"U falën shkatërrimet e pronës me zjarr e tritol", Felaj tregon pse abstenoi për Amnistinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In