• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtohen ndjeshëm rastet e ishemisë, mjekët: Simptomat që nuk duhet të injoroni

by A R
18/08/2017 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse gjatë verës numri i pacientëve që bëjnë ishemi, apo hemorragji cerebrale bie për shkak se në organizëm ndodh zgjerimi i enëve të gjakut, në shërbimin neurovaskular shifrat e të prekurve mbeten të larta.

“Ne kemi pasur mesatarisht 100 deri në 120 raste në muaj me aksidente vaskulare, cerebrale..Ku 70 % janë ishemi dhe 30% e tyre janë hemoragji”, shprehet mjekja Entela Binjaku.

Simptomat e para të këtyre dy sëmundjeve neurologjike me pasoja të rënda janë mpirje e gjymtyrëve apo dhimbjet e kokës, si dhe tensioni i lartë që shpesh qytetarët i neglizhojnë duke u mos u paraqitur në kohë tek mjeku.

“Ende nuk kemi numrin e mjaftueshëm të pacientëve që mbërrijnë në shërbimin e urgjencës brenda 3 orëve. Shenjat janë të dukshme, qoftë nga familjarët, qoftë edhe nga pacienti. Duke filluar që nga problemet e shikimit, dhimbjet e kokës, mpirjet. I neglizhojnë duke pritur që të kalojnë. Ndërkohë që ajo është një shenjë e parë e rëndësishme e një paralize, ose e një dëmtimi të trurit”, sqaron Entela Binjaku.

Aksidentet neurovaskulare, renditen në vend të dytë për sa i përket shkakut të invaliditetit të popullatës dhe në vendin e tretë për sa i përket vdekshmërisë.

“Në shërbimin neurovaskular, ne kryejmë procedurën e trombolizës. Me anë të një medikamenti që e fusim nëpërmjet rrugëve venoze, arrijmë që të parandalojmë evolucionin e këtyre shenjave, ose regresin e këtyre shenjave. Duke çuar më pas në zvogëlimin e ishemisë që mund t’i ndodhte të sëmurit, apo qoftë edhe kjo zonë ishemie të mos figurojë më, pas një skaneri të zhvilluar pas 24 orësh”, shprehet Binjaku./Top Channel/a.m.

Next Post
Raporti i Task-Forcës për zgjedhjet, Mandija takohet me përfaqësues të KE e BE

"Fakti që dikujt nuk i pëlqen raporti..." Mandija i përgjigjet Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

“Zgjedhja e Mojtaba Khamenei pasqyron vullnetin e popullit”, Presidenti i Iranit përgëzon liderin e ri suprem

March 9, 2026
Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

Krijimi i ekipeve të përbashkëta hetimore/ Prokuroritë speciale të Kosovës dhe të Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshjen

March 9, 2026
Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

Vendet e G7 nuk lirojnë rezervat strategjike të naftës, Putin: Jam gati të furnizoj me gaz Evropën

March 9, 2026
Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

Plagoset me armë një shtetas turk në Tiranë, dërgohet menjëherë në spital

March 9, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Leja për arrest, një akt penal apo politik?

March 9, 2026
Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Zbatimi i programit IPARD III/ Salla në Bruksel: Progres në përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë dhe zhvillimin rural

March 9, 2026
Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

Faturat e papaguara të energjisë, FSHU miraton skemat e reja për shlyerjen e debisë me këste! Ja kategoritë që përfitojnë

March 9, 2026
Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In