• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtimi i infektimeve me COVID/ Mjeku epidemiolog: Shkak varianti Delta e grumbullimet! Prioritet për vaksinim, ata që s’kanë kaluar infeksionin

by Java News
23/07/2021 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, dhe dyshimeve të forta të pranisë së variantit Delta, ekspertët thonë se situata mbetet e qetë. Epidemiologu Ilir Alimehmeti tregon dy arsyet që mund të kenë sjell këtë rritje të qytetarëve të infektuar.

“Rritja e rasteve supozohet që janë dy elemente, një varianti Delta që është qartësisht më i transmetueshëm rreth 40% dhe e dyta mendohet që të ketë pasur efekt dhe grumbullimet për shkak të Kampionatit Europian. Kjo rritje nuk po shoqërohet fatmirësisht me vdekshmëri, kjo është pika më e rëndësishme. Tashmë një përqindje e lartë njerëzish e ka kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore, një tjetër përqindje e rëndësishme është vaksinuar, e si rrjedhojë ne do shohim infektime por fatmirësisht do të shohim më pak raste të rënda”-tha Ilir Alimehmeti.

Sa i përket imunitetit të arritur pas infektimit me COVID, Alimehmeti thotë se në bazë të studimeve që po bëhen në vende të ndryshme, kohëzgjatja e imunitetit nuk po ndalet dhe se prioritet për vaksinën duhet të kenë ata persona që nuk e kanë kaluar virusin.

“Për sa i përket kohëzgjatjes së imunitetit, çdo ditë që shtohet ne i shtojmë nga një ditë plus, por po shohim që nuk po ndalet, pra nuk po themi që ishte gjashtë muaj dhe u ndal. Me sa kohë shkon ne shohim që kjo vazhdon. Ne nuk njohim një virus që po ta kesh kaluar në mënyrë natyrore të kesh nevojë për vaksinë. Vaksina nuk po shton ndonjë efekt ekstra plus në pikëpamjen e efektivitetit tek personat që e kanë kaluar, që do të thotë duhet një prioritizim i personave që se kanë kaluar më përpara, ata duhet ta bëjnë vaksinën medoemos”-u shpreh epidemiologu per report tv.

Numri i qytetarëve aktiv me COVID ka shkuar në 232, pjesa më e madhe e tyre në kryeqytet. Kurse numri i të vaksinuarve ka shkuar më tepër se 1 milionë e 100 mijë vaksina.

/m.j

Next Post
Dokumenti/ Meta kundër hapjes së dosjeve të vjetra nga SPAK! Vasili në 2016: Të mos hetojë ish pushtetarët nga ’90-ta! Përfaqësuesi BE: Ka mision historik, jo kufizime

Dokumenti/ Meta kundër hapjes së dosjeve të vjetra nga SPAK! Vasili në 2016: Të mos hetojë ish pushtetarët nga ’90-ta! Përfaqësuesi BE: Ka mision historik, jo kufizime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In