• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtetin e bën ligji

by Artur Ajazi
29/08/2025 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Prej 2013, nuk mbaj mënd që dikush nga opozita e kaluar dhe e tanishmja, të ketë thënë “jam dakort me ty Edi Rama”. Edhe pse Edi Rama, prej ditës së parë, zbatoi premtimet ë dhëna, duke i hyrë me fadroma pallateve dhe gjithçkaje të ngritur pa leje, edhe pse ai nisi ta kthejë përmbys shtetin e rrumpallës që gjeti, sërish opozita e kritikonte.

Opozita shpifte, akuzonte, denonconte, protestonte, dhunonte, dhe sërish nuk pranon se “Edi Rama e ka fituar bastin e tyre”. Shqipëria sot ka famën e saj në politikën e jashtme, në turizëm, në shtetbërje, në drejtësi, ligje, ekonomi, kulturë, sport, apo në ecurinë e saj drejt Bashkimit Europian. Shtetin nuk e bëjnë burokratët nga selia, nuk e bëjnë zyrtarucët nga godinat e vjetra, dhe nuk e bëjnë ata politikanë, që nuk kanë “1 ditë punë në bordero”, dhe njohin vetëm rryshfetin apo postin e përfituar nga fituesi i zgjedhjeve. Shtetin e bëjnë të vendosurit, “kokëderrat”, kurajozët, të guximshmit, vizionarët, konkuruesit, tolerantët. Shtetin e bën ligji i zbatueshëm për punëtorin, fshatarin, bujkun, zyrtarin, ministrin, kryeministrin dhe presidentin.

Shtetin e bën vetëdija për ndryshimin, dhe jo vegjetimin në pellgjet e qelbura. Edi Rama, vendosi dhe vazhdon të tregojë vendosmërinë e tij, se “shtetin do ta bëjmë me ligje të zbatueshme me çdo çmim”. Ai mbetet kryeministri më jetëgjatë i periudhës postkomuniste, dhe jo më kot. Tregoi se, e bëri Tiranën kryeqytet, nga pocaqi që ishte. Tregoi se bëri Shqipërinë me shtet sapo erdhi në pushtet, nga rrumpallë që ishte. Përmbysi mentalitete, shembi ngrehina dhe ngriti institucione me pamje dhe shije europiane. Mbi gjithçka, vuri zbatimin e ligjit.

Në rrugëtimin drejt një pushteti të drejtë dhe të suksesshëm, miku, shoku, farefisi, nuk duhet të jenë pjesë e një qeverisje të mire, kur ata vjedhin, abuzojnë, korruptohen, dhe shkelin ligjet. Në Bashkimin Europian, nuk të qasin me vese të ndyra dhe mentalitete province. Kur vjedh, kur pasurohesh shpesht e shpejt, dhe kur tenton ta shpërndash fajin tënd tek partia apo qeveria, atëhere ke shkelur 10 herë ligjet e vendit.

Gjithkush përgjigjet për vjedhjet dhe krimet e tij. Në BE, kush gabon dhe shkel ligjin, përgjigjet para tij deri në fund. Shtetin e bën ligji i zbatueshëm. Nuk mund të gjesh “strehë” tek zyra e kryeministrit (siç bëri për 21 Janarin Berisha me gardistët) apo tek partia, kur ti vjedh, kryen një krim, apo je i lidhur me trafikun e drogës. Ata që deri dje, ishin mësuar me trajtimin e zyrave, institucioneve dhe ligjit sikur të ishin “lecka pastrimi”, sot e kanë të pamundur të pranojnë ndryshimin rradikal të Edi Ramës. Ata egërsohen dhe shthuren në fjalor, kur mësojnë fatin e tyre politik dhe penal. Ky është shteti, dhe shtetin e bën zbatimi i ligjit. Kjo duhet pranuar nga të gjithë, ndryshe BE-ja do të na lërë edhe 35 vjet të tjera tek pragu i derës saj.

Next Post
Tentativë e dështuar grabitje në Shkodër, hajduti “harron” edhe motorin para argjendarisë

Tentativë e dështuar grabitje në Shkodër, hajduti “harron” edhe motorin para argjendarisë

Comments 2

  1. Ani says:
    7 months ago

    Epo të jesh kaq i zellshëm e të mbrosh këtë qeveri,ti qofsh. Ore Berisha e soj që i shkojnë pas avazit,mos qofshin as një ditë( në qeveri). Ama këtë varfëri e skamje e largim nga ku ke lindur nuk mund të anashkalohet. Një pyetje krejt dashamirëse. A ke prindër? Si jetojnë ata me kaq sa ju jep kjo qeveri?. Se me sinqeritet Unë e shumë si unë,sivjet qershinë vetëm e pamë në treg. Po fiku? Po bamjet? E tjerë e tjerë. Boll është boll

    Reply
  2. Maliqi says:
    7 months ago

    Shtetin e ben ligji.Ama ne qeveri nga atje lart e deri ketu poshte shtetin e bejne maliqërit e partise dhe kete se mohon dot as ky i sotshmi as ai i djeshmi.Dikur nje komunist e pyeten,kush eshte partia,dhe ai i shkreti me ate naivitetin e tij u pergjigj Nena e selimit.Por sot partia eshte nena e maliqerve mor vlla dhe kush te doje le te ma hedhe poshte kete percaktim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In