• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shteti s’u mor me testet por me Serbinë”/ Veton Surroi: Ende s’është kuptuar situata dramatike me COVID në Kosovë

by Java News
14/07/2020 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publicisti Veton Surroi ka ngritur sot shqetësimin se Kosova po përballet me një situatë tejet të vështirë përballë virusit COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Surroi thotë se më 13 korrik vendi kishte 187 raste të reja, ndërsa Gjermania apo Italia, vende me popullatë shumë më të madhe se Kosova, kanë patur raste më pak.

Ndërsa Kosova, thotë ai ka një tjetër bilanc negativ edhe përsa i përket numrit të testeve, pasi vëmendjen që do të duhet ta kishte tek shëndetësia e pati tek debati me Serbinë.

POSTIMI I PLOTË I VETON SURROIT:

Ende nuk është kuptuar se sa është dramatike situata me COVID-19 në Kosovë.
Më 13 korrik në Kosovë ka pasur  187 raste të reja të infeksionit. Në të njëjtën ditë, Italia dhe Gjermania kanë pasur  në numra absolut MË PAK raste të infeksionit. Italia, me popullatë 33 herë më të madhe ka pasur 169 raste të reja,  Gjermania me popullatë 46 herë më të madhe ka pasur 159 raste të reja. 

Ka edhe më keq: Italia bën 99 teste për një mijë banorë e Gjermania 76. Kosova për momentin nuk mbërrin të bëjë as një të katërtën e një testi për një mijë banorë.
Kosova, gjatë gjysmës së parë të vitit e zuri veten duke promovuar si tema parësore natyrën e tregtisë me Serbinë –me apo pa taksa, me apo pa reciprocitet-dhe matësin e dashurisë ndaj Amerikës apo kësaj administrate amerikane.

Në ASNJË pikë debati mbi drejtimin që ka marrë vendi nuk është shtruar si parësore çështja e shtrirjes dhe rritjes së numrit të testeve dhe ka të ngjarë që vendi në pjesën e dytë të vitit sërish të zihet me tema parësore tjera-negociatat, Gjykata speciale e kështu me radhë. Por, shembja shëndetësore, sociale, ekonomike dhe e sigurisë së vendit është lehtë e parashikueshme nëse nuk bëhet ndryshim dramatik në trajtimin e COVID-19.

Situata me COVID-19 në Kosovë është e rëndë. Deri më tani në gjithë territorin e Kosovës janë infektuar me Covid-19 4.931 persona, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë. Ndërkohë që 304 pacientë me Covid-19, janë të shtrirë në QKUK dhe spitale.

g.kosovari

Next Post
Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset një person/ Emri

Tragjike në Durrës-Tiranë, makina del nga rruga, vdes shoferja 30-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In