Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi denoncoi sot një tjetër pallat në Tiranë, ku janë ndërtuar 4 kate pa leje.
Bëhet fjalë për një ndërtim në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, me një sipërfaqe prej 2700 m2.
“Ky subjekt jo vetëm që ka kate pa leje por ka ndryshim skandaloz të projektit nga ai i miratuar më parë. Pasi të mbarojnë verifikimet e plota do t’i nënshtrohet ligjit. Çdo metër katror pa leje do i kthehet shtetit, publikut”, u shpreh Çuçi.
“Rast tjetër ku janë konstatuar kate shtesë pa leje dhe siç e shikoni kjo që po bëni nuk është një fushatë mediatike, por është një operacion ligj zbatimi kundër këtyre guximtareve, të cilët i bazojnë aventura e tyre mbi sistemin me pjesën e sistemit të vjetër. Kur i vijnë dosje nga njerëz apo subjekte të kamura për evazion fiskal, e shohin si një mundësi për të pasuruar xhepat e tyre”, tha Çuçi.
/a.r