Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka njoftuar se një shtet i ri e ka njohur Kosovën.
Ai përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se shteti i Niue e ka njohur shtetin e Kosovës.
“Mbrëmë mora notën verbale nga Toke Talagi, kryeministri dhe ministri i jashtëm i shtetit Niue që gjendet në Oqeanin Paqësor, për njohjen e Kosovës dhe themelimin e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve tona. Vota sovrane e Niue në agjencionet si UNESCO, OBT, OBSH, etj. paraqet edhe një ndihmesë në mbledhjen e shumicës së duhur për anëtarësinë e Kosovës në agjencione të OKB”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Niue ka 260 kilometra katrorë dhe një popullsi prej 1190 banorësh.









