• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shteti i bektashinjve, më mirë vonë se kurrë

by Dritan Hila
24/09/2024 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Do ishte një temë që në një shoqëri normale nuk duhet të kishte debate. Ato perëndimore e kanë zgjidhur me kohë këtë raport mes fesë dhe shtetit, megjithëse bashkëjetesa e tyre ka qenë rrallëherë paqësore. Kisha katolike në Itali ishte në luftë të hapur konkurrence me shtetin italian.

Roma u pushtua vetëm pas dhjetë vitesh nga bashkimi i Italisë pasi vetë kisha katolike pretendonte autoritetin mbi gadishullin Apenin. Derisa në paktin mes Musolinit dhe Vatikanit u zgjidh bashkëjetesa, por fërkimet mbi e nën rrogoz nuk kanë fund.

Në Francë gijotina e revolucionit punoi si makinë qepëse duke prerë koka priftërinjsh e djegur manastire, derisa u bë konkordati mes shtetit dhe kishës.

Në Spanjë, republikanët pushkatuan mbi dhjetë mijë priftërinj. Pa vajtur te komunistët anembanë botës.

Por jo vetëm me kishën. Edhe fetë e tjera kanë pasur probleme me shtetin, derisa i kanë zgjidhur ose janë zhdukur. Për shembull Shehulislami në Turqi.

Mirëpo vjen një moment që në shoqëritë moderne duhet një bashkëjetesë paqësore dhe rregullim ligjor e respekt reciprok. Ca me tepër shtetet kanë gjetur bashkëpunimin me institucionet fetare si një rrugë për influencë rajonale dhe globale. I tillë është edhe rasti i kryegjyshatës së bektashinjve.

Nuk dua t’i hyj jermeve dhe delireve të masës së analistëve që gjejnë rastin të kapin mikrofonin e as studiuesve e filozofëve që gjetën rastin të shpalosin njohuritë e tyre. As sovranistëve të fandaksur që shohin ëndrra në diell me humbje sovraniteti dhe krijime kauzus beli që dikush të na sulmojë në të ardhmen.

Pavarësia jonë është caktuar nga një konferencë ambasadorësh (as ministra të jashtëm nuk e prishën rehatin të mblidheshin) dhe e shpallëm kur nuk kishte mbetur njeri pa e shpallur në Ballkan, kështu që qetësohuni se nuk do ta shesin Shqipërinë bektashinjtë.

Më bën përshtypje që katolikët e pranojnë pa asnjë problem madje e mbështesin dhe po ashtu edhe ortodoksët nuk shohin rrezik. Vetëm disa segmente të myslimanëve qenkan shqetësuar. Nëse e kanë për konkurrencë, duhet të rrinë rehat pasi bektashinjtë nuk prishin qejf me askënd. Po e kanë problem se mos u shesin tokat e hallallit jezitëve, le të kujtohen që shqiptarët u kanë dhënë ekstraterritoritetin manastireve e kishave serbe, ndaj mos bëhen keq për një godinë të bektashinjve. Aty e kanë Deçanin, le të shkojnë ta marrin.

I lig është edhe aludimi që kjo është një ide e izraelitëve, madje nxjerrin përqafime te Baba Mondit me hebrenj (nuk e di a janë fake apo reale?). Baba Mondi do përqafonte njësoj edhe Budën.

Por që të sqarohen, megjithëse mendoj se nuk ka nevojë për sqarim asnjë nga kundërshtarët, pasi janë me mëndje të mbushur, ky projekt nuk ka asgjë të keqe apo rrezikshme.

Bektashizmi dhe për më shumë krerët e saj janë bashkëpunues dhe mendjehapur. Ky sekt tashmë ngjan tërësisht shqiptar dhe i pranuar edhe nga besimtarët e tjerë.

Shia të tjerë janë iranianët dhe qendrat e tjera të islamit në Arabi dhe Turqi, po përdoren politikisht nga udhëheqësit e këtyre vendeve. Jo më kot dikur Ayatollah Khomeini thoshte që “Islami nëse nuk është politikë, nuk është asgjë”.

Ndaj ideja e fuqizimit të bektashinjve nuk i prish punë askujt e aq më pak shqiptarët të cilët do kenë një fe me qendër në Tiranë, qendër e cila në të ardhmen do shërbejë edhe për synimet shtetërore.

Dhe që të krijosh apo fuqizosh një besim, t’i japësh atij influencë mbarë botërore, duhet një institucion ose shpirtëror ose i materializuar në një objekt kulti dinjitoz dhe jo diku nga ish-magazinat e Poligrafikut ku të duhet Google Map ta gjesh.

Përtej xanxës e sikleteve të mikrofonkapësve, luanëve të tastierës, apo sikletit të xhihadistëve, kjo është një ide që mbase hedh shtat. Inshallah. (Dritare.net)

Next Post
Reshje të mëdha në Shkodër, Benet Beci thirrje qytetarëve: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Reshje të mëdha në Shkodër, Benet Beci thirrje qytetarëve: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Comments 2

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Shumë pikëpyetje dhe shumë pikëçuditëse, ngrihen rreth këtijë problemi o Tan Hila.
    Mendoj që KM ~ Rama, mbasi të bëjë këmbë në Shqipëri, nga rrugëtimi në Amerikë, duhet të bëjë një sqarim publik, rreth këtijë problemi, me hollësi e detaje ndofta edhe teknike, mbasi shejtani fshihet midis rreshtave, duke bërë të ditur mirë, thellësinë e avancimit të këtijë projekti.
    Jam shumë i turbullt në lidhje me sa shkruhet e flitet.

    Reply
  2. Ateist says:
    1 year ago

    Ky idioti përkrah çdo budallallëk të kryrministrit dhe na e shet si analizë..
    Në gjithë këtë shkrim idiot nuk dhe qoftë edhe një arsye të logjikshme se pse qënka e nevojshme të krijohet kjo gjëja? Toleranca fetare po funksionon shumë mirë edhe tani… mardhlniet mes fesë dhe shtetit janë në rregull edhe tani (ktë e rregullon kushtetuta)… ndonjë nga ju lëpitëset e ramës e gjen dot një arsye të logjikshme të një budallallëku të tillë???

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In