Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak më parë në ishullin grek, Samos, pas atyre të mëngjesit.
Mediat greke shkruajnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, 14 km në jugperëndim të Pitagorës dhe ishte me thellësi 15.2 km. Deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz apo materiale, megjithatë lëkundjet e njëpasnjëshme kanë shkaktuar panik te banorët.
Më herët gjatë ditës së sotme, zona mes ishujve grekë u trondit nga disa tërmete, ku më i forti ishte ai me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.
/e.d