• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shteti ‘blindon’ zyrtarët, zgjerohet lista me funksionarët e lartë që merren nën ruajtje

by Java News
01/02/2018 07:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ‘Rama 2’ ka planifikuar miratimin e 429 vendimeve dhe projektligje gjatë vitit 2018. Përpos të tjerave, gjatë vitit 2018, është planifikuar edhe miratimi i një projektligji dhe 8 projektvendimeve, që synojnë rritjen e masave të sigurisë për personalitetet e larta shtetërore, por edhe zgjerimin e listës me funksionarët e lartë që do të merren nën ruajtje.

Nismat reflektohen në një vendim të Këshillit të Ministrave, i zbardhur nga Shqiptarja.com dhe që mban datën 24.1.2018. Njëri nga projektvendimet parashikon ngritjen e një instituti të posaçëm, i cili do të merret vetëm me formimin dhe kualifikimin e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Ky projektvendim synon përgatitjen profesionale dhe fizike të punonjësve të këtij shërbimi, që do t’u besohet jeta e shtetarëve tanë.

Po ashtu, është planifikuar miratimi i një tjetër projektvendimi për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të mbrohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Në listën e personaliteteve që do të ruhen, do të përfshihen edhe krerët e organeve të reja të drejtësisë si kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i Prokurorisë së Posaçme etj. Në këtë kuadër, do të shtohen edhe objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Një tjetër projektvendim do të përcaktojë armatimin dhe mjetet teknike të posaçme për punonjësit që do të kujdesen për sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore. Armët dhe mjetet do të jenë si ata të shërbimeve të vendeve homologe, që do të thotë ndryshim i armëve dhe mjeteve aktuale. Një tjetër projektvendim do të përcaktojë automjetet e posaçme për transportin e personaliteteve të larta shtetërore.

Ky projektvendim synon standardizimin e automjeteve të posaçme për transportin e zyrtarëve të lartë. Referuar vendimit të qeverisë, një tjetër projektvendim do të miratohet për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas dokumentit, të gjitha këto vendime do të miratohet brenda vitit 2018.

Personalitetet që ruhen nga garda
Ligji për Gardën e Republikës ka përcaktuar personalitetet e larta shtetërore që ruhen nga shërbimi i sigurisë. Aktualisht, garda ruan e mbron, presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin si dhe familjet e tyre. Garda mbron personalitetet e huaja, që vijnë në vendin tonë.

Po ashtu, ruan kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëskryetarët e Kuvendit, anëtarët e Këshillit të Ministrave, kryetarin e Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Guvernatorin e Bankës së Shtetit, Avokatin e Popullit, kryetarin e KQZ-së, kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Presidenti ruhet edhe katër vite të tjera pas mbarimit të mandatit, ndërsa kryeministri edhe tre vite të tjera. Gjithashtu, garda ruan banesat e të gjithë të lartpërmendurve si dhe institucionet shtetërore ku ushtrojnë detyrën.

9 nismat që do miratohen për ruajtjen e personaliteteve të larta
Projektligj për shërbimin e sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Përcaktimi me ligj të veçantë dhe të integruar i organizimit dhe funksionimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve dhe të objekteve të rëndësisë së veçantë, i sistemit të gradave dhe të karrierës së punonjësve të këtij shërbimi, trajtimi i punonjësve të këtij shërbimi, trajnimet, kriteret për ecurinë në karrierë).

Projektvendim për krijimin e institutit të formimit dhe kualifikimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Përcaktimi i rregullave për krijimin dhe funksionimin e institutit të formimit dhe kualifikimit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore).

Projektvendim për përcaktimin e personaliteteve të tjera që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Ky projektvendim synon përcaktimin e personaliteteve të larta shtetërore të tjera, që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore).

Projektvendim për përcaktimin e objekteve dhe rezidencave që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore. (Ky projektvendim synon të përcaktojë objektet dhe rezidencat që do të sigurohen nga shërbimi i sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, të ndryshme nga ato të përcaktuar me ligj).

Projektvendim për miratimin e uniformës dhe simboleve të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Projektvendim për përcaktimin e armatimit dhe mjeteve teknike të posaçme për punonjësit e shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Projektvendim për përcaktimin e automjeteve të posaçme për transportin e Personaliteteve të Larta Shtetërore.

Projektvendim për përcaktimin e simboleve, emblemave të personelit të shërbimit të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore.

Projektvendim për miratimin e Rregullores së Shërbimit të Sigurisë. (Përcaktimi i rregullave mbi etikën, disiplinën dhe trajtimin e personelit të Shërbimit të Sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, sipas çështjeve që delegon ligji dhe në përputhje me parashikimet e projektligjit të ri për këtë shërbim). (burimi: shqiptarja)

a.ç

Next Post
Aksident në Shkodër, humb jetën 22-vjeçari, lëvizte me shpejtësi të lartë

Aksident në Shkodër, humb jetën 22-vjeçari, lëvizte me shpejtësi të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In