• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtetet arabe kërkojnë me një zë njohjen e Palestinës

by Java News
11/12/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kajro është zhvilluar takimi i jashtëzakonshëm i Ligës Arabe, në të cilin shefat e diplomacive të shteteve anëtare kritikuan vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kryesuesi i Ligës i bëri thirrje shteteve të botës që ta njohin shtetin e Palestinës, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të saj.Kryesuesi i Ligës Arabe, Ahmed Abu Gejt, në takimin që u zhvillua gjatë fundjavës, ftoi shtetet e botës që të njohin pavarësinë e Palestinës, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Trumpit.

Sipas tij, ky vendim i Trumpit vë në pikëpyetje rolin e Uashingtonit si ndërmjetësues për vendosjen e paqes jo vetëm në Lindjen e Afërt, por në të gjithë botën, raportuan agjencitë e lajmeve.

Ministri i Jashtëm i Libanit, Gibran Bazil, e cilësoi vendimin e Trumpit si fatkeqësi dhe theksoi se ky vendim duhet ti zgjoi nga gjumi dhe të bashkoi shtetet arabe.Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Liberman, bëri thirrje për bojkotimin e prodhimeve arabe në rajonet, në të cilat banorët morën pjesë në protestat e dhunshme për shkak të vendimit të Trumpit për Jerusalemin.

Liberman, përndryshe kryetar i partisë nacionaliste Izraeli atdheu ynë, tha se arabët nga Vadi Are, në veri të Izraelit, nuk janë pjesë e vendit dhe se hebrenjtë nuk duhet të shkojnë më në fshatrat e tyre për të blerë prodhime nga ta.

Pas vendimit të Trumpit, protesta pati në shumë qytete në Bregun Perëndimor, në Jerusalemin Lindor dhe në Gazë, territore këto të cilat Izraeli i pushtoi pas luftës në vitin 1967 dhe në të cilat palestinezët dëshirojnë të ndërtojnë shtetin e tyre të pavarur.

Së paku katër palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit, të cilat u ndërmorën pas sulmeve me raketa nga territori i Gazës në drejtim të Izraelit.

Protesta pati edhe para ambasadës amerikane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku shpërthyen përleshje, pasi që protestuesit pro-palestinezë tentuan të hyjnë në ndërtesën e ambasadës. Policia përdori gazin lotsjellës dhe topat e ujit, me qëllim që të ndal protestuesit.

Mbi 10 mijë persona u tubuan edhe para ambasadës amerikane në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, për të protestuar kundër vendimit të Trumpit, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Saranda çel në 1 qershor sezonin “Verë 2017”

U gjet i djegur në ashensor, arbitri nga Saranda flet për mikun e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In