Mbledhja e sotme në komisionin e ekonomisë është shoqëruar me diskutime midis Erion Braçes dhe Arben Ahmetaj.
Ministri i Financave është shprehur se qeveria do të marrë 34 milionë euro shtesë për borxhe për të zgjidhur problemet në akset më të vështira.
Sipas Ahmetaj 3 janë segmentet që kërkojnë zgjidhje më emergjente, rruga Tiranë-Elbasan, bypassi i Fierit dhe ai i Vlorës.
Braçe është shprehur se këto 3 projekte të rëndësishme zvarriten prej kohësh. Ai ka pyetur se përse krijohen detyrime të prapambetura në projektet rrugore.
Ahmetaj ka shpjeguar se Ministria e Transporteve ka pasur probleme me kontaktorët e bypassit të Fierit ndërkohë që në aksin Tiranë-Elbasan ka rrëshqitje të shumta.
Braçe është shprehur së qeveria nuk mund të mbahet peng nga mosmarrëveshjet që kanë kontraktorët me kontarktorët.
Ministri u shpreh se disa kompani avancojnë apo zvarrisin punimet në mënyrë që të përfitojnë fonde.
shqiptarja.com/d.i.