• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shterpësia e debateve dhe të mjerët e Hygosë

by Linda Karadaku
15/03/2018 23:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

E lodhur pas një ditë të gjatë dhe sfiduese, e shënjuar nga mendimi që godet si cekan në kokë për nevojën që kanë shumë njerëz që njoh, vecanërisht të vegjël dhe të rinj, për “guidance”, udhëzues dhe “role model”, model frymëzues, mora në dorë telekomandën, si rrallëherë, dhe fillova aventurën e kërkimit për të parë një gjë, një emision, një kanal, që të më bëjë të ngec para ekranit dhe ta shoh deri në fund dhe të bëhem me mendtë e mija, pjesë e pazëshme e asaj që thuhet dhe debatohet, që ta ndiej dhe të ndjehem e përfaqësuar, që të shoh dhe dëgjoj atë që më shqetëson në jetën e përditshme këtu poshtë në botën tonë të të vdekshmëve të zakonshëm.

Por nuk gjej dot atë që kërkoj, shohim dhe dëgjojmë debat që bëhet nga lart dhe për lart, shterpësi mendimesh dhe idesh, përsëritje frazash dhe figurash, njerëz të vobektë që përdoren si figurantë për t’i bërë gratë, fëmijët dhe pleqtë të qajnë,  sipërfaqe e rrëshqitshme që më shumë shërben për të bërë ski në akull sesa për të shkuar në thellësi, në atë të ftohtin therës, për të nxjerrë atë që ndodh vërtetë në botën tonë të vogël shqiptare. Të “mjerët” e Hygosë këtu poshtë nuk bëjnë dot kryelajm, përvec rasteve kur shpërthen qielli dhe të vdekurit e kanë përcaktuar vetë kryelajmin. Ato shtylla të shoqërisë që gjithkund tjetër në botën perëndimore bëjnë kryelajm, si arsimi, shëndetsia, edukimi, ta pastrehët,  të vuajturit e të përbalturit, të vetmuarit dhe ata pa përkrahje, këtu tek ne janë pjesë e kronikave të zbehta sociale dhe kaq!

Jo vetëm kaq, ne e harrojmë historinë tonë të afërt dhe të largët dhe ajo na merr hak dhe përsëritet. Ne nuk prodhojmë dokumentarë të paanshëm, të vërtetë, informues dhe dokumentues të zhvillimeve të mëdha historike dhe të vërtetat tona bëhen dhe zhbëhen në varësi të konjukturave politike, në varësi të kujt është në pushtet apo në opozitë, në varësi të orekseve të njërit apo tjetrit.

Po shihja rastësisht një dokumentar të BBC-së për zhvillimet politike që shënjuan periudhën e para dhe gjatë luftës së Kosovës, një nga ato dokumentarë që do shërbenin si shkollë për këdo që do donte të punonte në këtë zhanër.  Do doja të shihja qoftë edhe pak të ngjashëm si ky këtu tek ne dhe sigurisht që do ishte shumë më tërheqës dhe afatgjatë në përdorim për këdo, shumë më shumë sesa muhabetet në studio që në fund të fundit mbeten thjeshtë muhabet dhe nuk prodhojnë ndonjë mendim, ide apo cfarëdo gjëje të re.

Shqipëria jonë e vogël prodhon aq shumë fjalë, sa është e vështirë të kuptosh ku qëndron ajo vija ndarëse midis gazetarisë dhe muhabetit. Në këtë rrëmujë mediatike, të të gjitha llojeve, nuk është e vështirë të nxjerrësh veten në foto apo video, në media sociale, në ekrane, dhe cështja nuk është se nuk ka sasi. Pyetja është dhe do të mbetet cilësia, cfarë cilësie prodhohet nga gjithë ky mediatizim i gjithckaje sipërfaqësore dhe sa përfaqëson ky mediatizim gjendjen reale të shoqërisë, por edhe të politikës dhe ekonomisë.

 Po kështu, përqëndrimi kaq i madh në një rreth vicioz të mbyllur brenda vendit, duke e parë veten si qendra e botës dhe duke mos i dhënë vendin e duhur asaj që ndodh përreth te fqinjët tanë, pak më tej në Evropë dhe edhe më tej, në botë, thjeshtë na bën edhe më provincialë, edhe më të mbyllur, ndërkohë që vetë shoqëria shqiptare është shumë më e hapur dhe nuk i ka munguar ndonjëherë interesimi për atë cfarë ndodh jashtë kufijve të Shqipërisë, qoftë kjo për politikë, për ekonomi apo thjesht histori njerëzore. Në fund të fundit, konkluzioni mbetet i njëjtë, sic ka thënë Rupert Murdoch, “nuk mund të kesh demokraci të lirë nëse nuk ke media të lirë që tu japë njerëzve informacion vital dhe të pavarur.”

Next Post
Kuvendi rrëzon amendamentet e PD-LSI për Kryeprokurorin, ngrihet komisioni për Tahirin

Kuvendi rrëzon amendamentet e PD-LSI për Kryeprokurorin, ngrihet komisioni për Tahirin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In