• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia muze e Ismail Kadaresë pushton ‘Le Monde’, nga makina e shkrimit tek apartamenti me dy dyer nga jashtë

by Java News
09/08/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ka vetëm pak muaj që është hapur, muzeu më i ri në kryeqytet, shtëpia e Ismail Kadaresë ka tërhequr menjëherë vëmendjen e turistëve të huaj dhe të mediave botërore. Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë apartamentit të shkrimtarit të njohur shqiptar i kthyer tashmë në muze, i arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991).

“Ai nuk figuron ende në kartëmonedhat shqiptare (lek), por ai mishëron në vetvete kulturën e vendit të tij të vogël. Në Shqipëri, ku ai kalon gjysmën e vitit, Ismail Kadare është shkolluar dhe njihet nga gjithë, që nga shoferi i taksisë deri tek kamarieri i restorantit. Në pjesën tjetër të kohës, ai jeton pranë kopshtit të Luksemburgut, në Paris, ku erdhi në vitin 1990 dhe ku mori azilin politik në Francë. Tashmë, në moshën 83 vjeçare, për shkrimtarin është një ngjarje për t’u shënuar çdo rikthim i tij në Tiranë. Në maj, u inaugurua shtëpia – muze “Kadare”. Bëhet fjalë për një apartament të arreduar sipas stilit tipik të viteve 1960, ku ai jetoi dhe shkroi përgjatë orëve më të këqija të regjimit komunist (1944-1991). Një shtëpi me dy dyer nga jashtë – njëra për të hyrë, tjetra për të ikur … (nuk është asnjëherë i tepërt përkujdesi në diktaturë) – e cila sapo është hapur për publikun”, shkruan “Le Monde” .

Prestigjiozja franceze i bën një përshkrim fantastik shtëpisë muze të Ismail Kadaresë e cila është rikonstruktuar tërësisht nga Bashkia e Tiranës, me qëllim hapjen e saj për dashamirësit e letërsisë shqiptare, por edhe për vizitorët e shumtë të huaj që vizitojnë kryeqytetin shqiptar. “Vizitojmë zyrën e Ismail Kadare, muret e së cilës janë lyer me ngjyrë jeshile. Atje mund të vëmë re një oxhak, në cepin e të cilit ai ulej çdo mëngjes për të punuar, i shoqëruar veçse nga shkëndijat e zjarrit në vatër. Po ashtu shohim makinën e shkrimit Hermes Baby, mbi të cilën u shtypën romanet e tij të mëdha për atë kohë, “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer”, “Pallati i ëndrrave” … (1973, 1980, 1981, të gjitha librat e tij gjenden tek Fayard, që  ka publikuar veprat e tij të plota në dymbëdhjetë vëllime, midis 1993 dhe 2004). Në bibliotekë, puna e tij e konsiderueshme, e përkthyer në më tepër se 40 gjuhë dëshmon pasionet e qëndrueshme, legjendat ballkanike në Antikitetin grek, gjë e cila i shërbeu shumë për t’iu kundërvënë diktaturës, nga disa vepra të Jean –Pierre Vernant apo Pierre Vidal Naquet tek veprat e Uilliam Shekspir apo të Balzak e deri tek klasikët ruse”, shkruan Florence Noiville, gazetari i “Le Monde”.

Next Post
Richard Gere takohet me emigrantë e ‘bllokuar’ në Detin Mesdhe

Richard Gere takohet me emigrantë e ‘bllokuar’ në Detin Mesdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mozart e violinë shqiptare në 97-ën dhe drama e sotme e Teatrit

Bota e së djeshmes

February 14, 2026
FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

FOTOLAJM / Takimi me protestuesit e projektit TID, Rama mbërrin në bashkinë e Durrësit

February 14, 2026
Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

Plumbi i tejshpoi kraharorin, ja si është gjendja shëndetësore e 18-vjeçares

February 14, 2026
Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

Analizë | Kosova 18 vjeçe: E rritur në moshë, edhe në përgjegjësi

February 14, 2026
Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Qarkullonte i dehur dhe me pushkë në makinë, arrestohet 46-vjeçari në Mat

February 14, 2026
Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

Hetim federal ndaj oficerëve të ICE, dyshohet se gënjyen nën betim për të shtënat në Minneapolis

February 14, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Shqipëria plaket me ritmin më të lartë në Europë, Eurostat: Mosha mesatare arriti në 44.3 vjeç në 2025

February 14, 2026
“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

“Ti ma more zemrën”, Shtëpia e Bardhë bën bujë me kartolina politike për Shën Valentin

February 14, 2026
Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In