• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Shtëpia e Lirisë’, PD: Pasojat e luftës për jetë a vdekje

by Ylli Pata
07/02/2022 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në Shqipëri kemi përjetuar një precedent të tillë lufte fatale brenda llojit-luftë që është shumë për e ashpër dhe vdekjeprurëse politikisht sa ajo mes rivalësh normal që janë në krahë të kundërta.

Precedenti është natyrisht LSI-ja e Ilir Metës me PS-në e Fatos Nanos. Dalja e LSI-së në vitin 2004, edhe si pasojë e mënjanimit agresiv të Metës nga Nano, solli asgjësimin politik të këtij të fundit. i cili mbylli karrierën politike në vitin 2005-14 vjet në krye të PS-së dhe 4 vjet kryeministër.

LSI-ja e Ilir Metës u krijua përveç si një “Shtëpi e Ilirit” dhe njerëzve afër tij, edhe si mekanizëm politik për të rrëzuar PS-në nga pushteti, që me Berishën përballë e kishte mjaft të vështirë të ndodhte.

Por me çarjen që LSI i bëri mjaft votave socialiste, PD arriti të fitonte, natyrisht edhe pas një ndryshimi të Kodit Zgjedhor, duke hequr balotazhin, për të arritur atë që bëri-fitoren relative të zgjedhjeve. Pa harruar këtu edhe Megadushkun që ishte një strategji për të dubluar votën. Pra voto 1 e merr dy deputetë në një zonë zgjedhore.

Megjithatë, LSI-ja, përkatësisht Ilir Meta, edhe pse e ka pasur në plan të merrte PS-në si plan strategjik, apo ta zëvendësonte atë duke e shkërmoqur, nuk ja doli.

Kjo nuk ndodhi sidomos pas aleancës së LSI-së së Metës me Sali Berishën në vitin 2009, kur në fushatë akuzoi madje Edi Ramën se i kishte rrahur shpatullat kryeministrit, ditën e shpërthimit të Gërdecit. Pas zgjedhjeve të vitit 2009, Ilir Meta e ka humbur mundësinë për të marrë vota majtas-të cilat janë thuajse 90% vota të pastra anti-Berisha. Janë vota të pastra anti-Berisha, jo thjesht për inat personal ndaj kreut historik të PD-së, por normalisht elektorati i majtë voton vazhdimisht njësoj, pasi e do partinë që është tifoz, të jetë në pushtet. E këtu janë të ngërthyer edhe interesat e pragmatizmi, të cilat janë forca të mëdha lëvizëse.

E në rastin aktual të betejës nga e djathta, kemi një forcë “të re” opozitare e krijuar nga shizma e PD-së, që po lufton për jetë a vdekje për të likujduar politikisht Lulzim Bashën.

Kjo forcë, pra PD+LSI që quhet “Shtëpia e Lirisë” është krijuar për të marrë në dorë opozitën, pra qendrën e djathtë shqiptare, e jo për të qenë një grupim komplementar që së bashku të arrijnë një fitore të të gjithë grupeve opozitare ndaj Edi Ramës.

Shizma aktuale, realisht ka shkaktuar traumë të madhe në “popullin e opozitës”, e natyrisht më 6 mars do të ketë një mesazh të qartë të këtij kaosi, megjithëse do të dalin sinjale të rëndësishme për ta analizuar prognozën e këtij poli politik.

Por, jo shumë vonë, kjo shizmë do të sjellë konturet e reja të territorit opozitar, pasi të përfundojnë të gjitha lëkundjet pas tërmetit, E sipas gjasave, në rastin më të parë të zgjedhjeve të përgjithshme që janë ato vendore të 2023-shit, elektorati opozitar do t’i drejtohet njërit prej formacioneve opozitare, pasi do të bindet se cila prej tyre vlen dhe ka të ardhme.

Kush humbet këtë betejë, ose do të largohet menjëherë ose do të shuhet ngadalë zgjedhje pas zgjedhjesh.

Në rajonin tonë, pra në Ballkan, ka vetëm një model ku lideri historik është larguar për ta pastruar partinë nga modeli negativ. Është rasti i Vojslav Sheshelit në Serbi. Në kohën kur ai u cilësua nga SHBA si përgjegjës për monstruozitetet e luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë, dy delfinët e tij në Partinë Radikale Serbe, të cilët vetë Shesheli i kishte ngritur në karrierë, e larguan nga partia. Këta ishin Tomislav Nikoliç dhe Aleksandër Vuçiç. Njëri u bë Kryetar i Parlamentit dhe President i Serbisë, tjetri kryeministër dhe President. Partia e Vuçiç është në pushtet nga viti 2012, ndërsa Sheshel ka pas vetes vetëm një tufë fanatikësh që kanë lidhje të ngushtë me të.

Nga parti e tretë e spektrit politik, Vuçiç arriti të bëhej parti e parë sapo largoi Sheshelin, pasi merr edhe votat e radikalëve e ekstremistëve nacionalistë, edhe votat e qendrës, por edhe atë të të ashtuquajturit elektorat gri.

E ardhmja e “Shtëpisë së Lirisë” është lidhur me të ardhmen personale të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët edhe pse janë luftëtarë politikisht, kanë aftësi e detachment të fortë, ata nuk janë e ardhmja madje as e sotmja politike, pasi kanë në shpinën e tyre gjithçka nga e shkuara institucionale e këtij vendi. Plus ndëshkimin e madh nga superfiqia e botës e partneri më i madh i Shqipërisë, si dhe distancimin nga superfuqia europiane si Gjermania por edhe vendet e tjera të BE-së.

Më shumë se me Edi Ramën, Berisha e Meta merren e harxhojnë energji me politikanë e diplomatë perëndimorë, madje orientojnë edhe mbështetësit mediatikë të harxhojnë energji për këtë luftë të rrezikshme. E cila nëse zgjat siç po zgjat prej 2016-s, është thjesht betejë e humbur.

Gjithsesi ka edhe një rrugë të re, nëse do të kemi një aksion të fortë të drejtësisë së re që të shkaktojë Bing Bank në politikën aktuale në vend. Të lindë një galaksi të re politike; por që të ndodhë kjo do të duhen kohë gjeologjike që do të thotë-shumë shumë vjet. Ndaj realiteti më i afërt duket se do të çojë në një dalje në breg të PD-së së Lulzim Bashës, nëse anija e tij nuk mbytet deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm…

Next Post
Zaloshnja: 1/3 e votuesve të LSI sot janë me PS, pjesa tjetër janë të djathtë

Sinori elektoral i opozitës, i ndarë më dysh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

Tensionet në Lindjen e Mesme, diplomati Bimo: Pse Turqia mund të jetë shënjestra e radhës në rivizatimin e hartave

March 3, 2026
“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

“Pilotët tanë janë mbi qiejt e tyre!”, Netanyahu kërcënon me sulme të mëtejshme kundër Iranit dhe Hezbollahut

March 3, 2026
Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

Zhvillohet në Bruksel mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”/ BE shqyrton hapat e ndërmarra

March 3, 2026
Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

Tensionet gjeopolitike dhe efekti domino/ Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve

March 3, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Po gjykatësen e Ilir Beqaj kush e urdhëroi të shtojë akuza nga xhepi?

March 3, 2026
“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

March 3, 2026
Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

Foltorja e Berishës në Durrës: Përmbytjet zbuluan shëmtinë e qeverisë, qytetarët meritojnë më shumë

March 3, 2026
Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

Goditet rrjeti mafioz shqiptar në Ekuador, 16 të arrestuar dhe mbi 7 tonë drogë e sekuestruar

March 3, 2026
Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

Pse Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë, nëse një shtet anëtar sulmohet! Klauzola që krahasohet me nenin 5 të NATO-s

March 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Pse emigrojnë të rinjtë sot?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In