• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtëpia e Hitlerit hap debate/ Të shkatërrohet, të jetë muze,… supermarket?!

by Java News
12/07/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria austriake pritet të marrë nën kontrollin e saj shtëpinë ku u lind Adolf Hitler në vitin 1889, në mënyrë që të parandalojë faktin që ajo të bëhet vend pelegrinazhi nga neonazistët. Pronarja aktuale, një grua e moshuar e dalë në pension, ka refuzuar ofertat e përsëritura disa herë për blerjen e shtëpisë në Brunau am Inn, në të kaluarën.

Megjithatë, ka ende mosmarrëveshje se çfarë do të bëhet me atë shtëpi në të ardhmen. Ministri i Brendshëm dëshiron shkatërrimin e saj, ndërsa të tjerë thonë se ngritja e një muzeumi apo qoftë edhe e ndonjë supermarketi do të ishte një mënyrë më efektive e “depolitizimit” të saj.

“Vendimi është i domosdoshëm, sepse republika jonë dëshiron të parandalojë faktin që kjo shtëpi të bëhet vend kulti për neonazistët në çfarëdolloj mënyre. Gjë që ka ndodhur disa herë në të kaluarën, kur njerëzit janë mbledhur përreth saj dhe kanë hedhur slogane nga më të ndryshmet”, tha ministri i Brendshëm, Ëolfgang Sobotka. “Mendimi im është që ta shembim këtë shtëpi”, shtoi ai.

Gjithsesi,  zv.kancelari Reinhold Mitterlehner tha se një projekt me “vlera edukative”, siç mund të jetë një muzeum, do të ishte një zgjidhje për përdorimin më të mirë të asaj shtëpia, të paktën nga sa raporton gazeta “Die Presse”.

Një numër gjithnjë e në rritje njerëzish vizitojnë atë shtëpi, sipas të dhënave të Qendrës së Dokumentimit të Rezistencës Austriake (DCAR).

Por, kreu i organizatës, Gerhard Baumgartner tha se prishja e asaj ndërtese nuk do ta zgjidhte problemin, pasi ekstremistët e krahut të djathtë do të “krijonin” në vend të saj “Sheshin e Hitlerit” apo “Parkun e Hitlerit”, në mënyrë që të kenë diçka për të vizituar në të ardhmen.

“Ajo ndërtesë duhet të depolitizohet totalisht dhe atje duhet të ngrihet diçka që askush nuk do të dëshironte të fotografohej”, tha ai për rrjetin televiziv “ORF”. Duke vendosur atje një supermarket apo një stacion zjarrfikëseje do të jepte efektet e dëshiruara, thotë Baumgartner.

Shteti austriak e ka marrë me qira atë shtëpi që prej vitit 1972 dhe aktualisht paguan rreth 4.800 euro në muaj për atë. Në atë ndërtesë, në të kaluarën janë strehuar edhe punonjës për njerëzit me aftësi të kufizuara, por që prej vitit 2011 ka mbetur bosh, sepse pronarja i ka refuzuar vazhdimisht idetë për përdorimin e saj në të ardhmen, sikurse edhe ofertat për blerje nga shteti austriak./TCH/a.k

Next Post

Sanders e mbështet kandidaturën e Clinton për president të SHBA-ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In