• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpia e Gjetheve” përgjoi shqiptarët, sot ajo hap dyert për të gjithë

by A R
23/05/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e sotme çelet muzeu më i ri në Shqipëri, në të ashtuquajturën “Shtëpia e e Gjetheve”, e njohur si bazë e përgjimeve gjatë komunizmit. Për inaugurimin e saj u organizuar një ceremoni e posaçme ku ishte i pranishëm edhe kryeminsitri Rama. Kryeministri tha se ajo shërben si një thesar i kujtesës.

“Brenda saj fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive, na jep mundësi të zbulojmë pjesëza të një mozaiku që mbetet ende për t’u zbuluar plotësisht me ngjarje, personazhe, lidhje mes shtetit, njerëzve, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës. Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi  i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit”, tha Rama.

rama te muzeu“Muzeu lindi si një klinikë për lindje, u shndërrua më pas në një ndërtesë që për ne që e kemi jetuar qytetin ne një periudhë më pak të rëndë se sa kur Dauti (Daut Gumeni, ish i burgosur politik, shkrimtar dhe diplomat,) filloi shkollën e partisë, ishte një prezencë shumë misterioze me një oborr të pakapërcyeshëm dhe e fshehur mes gjithë atyre perdeve me gjethe.

Ajo që unë mësova nga eksperienca e “bunkart 1 dhe “2 është raporti fizik me kujtesën si një mundësi për t’ju treguar më të rinjve apo vizitorëve të huaj që skanë qenë pjesë e kësaj historie një histori që sa më shumë vitet ikin, as më pak ne që e kemi jetuar e besojmë deri në fund.

Ndaj besoj që deformimi i madh i gjithë këtyre viteve, mungesa e vullnetit për ta parë këtë pjesë të historisë sonë me sytë e të vërtetës dhe për të kuptuar se shytë e të vërtetës janë shumë të rëndësishme për shtetin , s’mund të luftohen dot me kundër propagandë. Por me takime fizike mes njerëzve dhe kujtesës kolektive.

Është një pasuri e madhe që sot kthehet në funksion të këtij procesi duke dhënë mundësinë të gjithëve të kenë një takim fizik me të shkuarën dhe ta përballin pa ndërmjetës, pa përkthyes, të cilët bëjnë secili përkthimin e tyre në funksion të axhendave politike dhe pastaj personale”, tha Rama.

Daut Gumeni, duke i’u drejtuar Ramës, i tha të mos e zgjaste shumë fjalën se kishte një aktivitet tjetër më pas që e prisnin. Por ja si i’u përgjigj kryeministri.

“Kam akoma edhe 3 faqe të tjera, por ky është muzeu që pavarësisht statusit të kryeministrit, duhen dëgjuar ata për të cilët në fund të ditës është shumë e rëndësishme sot që hapen dyert e këtij muzeu dhe unë mund të bëj kryeministrin jashtë këtij oborri, ndërsa brenda këtij oborri është Dauti që vendos për axhendën dhe kohën e fjalës sime.

Ti hyre në burg dhe se di sa vite mbete brenda se u talle me foton e një sekretari partie por ja ku je gjallë ndërkohë që ai tjetri është në botën tjetër dhe ke mundësi ti thuash kryeministrit boll tani se shumë e zgjate”, ia ktheu Rama./a.m.

Next Post
Solidaritet me të lënduarit, taksistët punuan falas pas sulmit në Mançester

Solidaritet me të lënduarit, taksistët punuan falas pas sulmit në Mançester

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In