• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtëpia e Bardhë shpall ‘non grata’ gazetarin e CNN që u përplas me Trump

by Java News
08/11/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë i pezulloi kredencialet korrespondentit kryesor të CNN-it, disa orë pas një debati gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mëkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se qasja e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”.

Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

JavaNews.al sjell debatin e plotë të zbardhur:

Acosta: A mendoni se i keni demonizuar emigrantët?

Trump: Jo, unë dua që ata të vijnë. Por ata duhet të vijnë ligjërisht. Përmes një procesi. Dua që të ketë një proces. Dhe dua që njerëzit të vijnë. Dhe ne kemi nevojë për njerëzit. Prit, prit. Ti e di pse kemi nevojë për njerëzit? Sepse kemi qindra kompani që hyjnë këtu, pra kemi nevojë për ata.

Acosta: Fushata juaj pati një reklamë që tregon emigrantët që ngjiten mbi mure dhe kështu me radhë…

Trump: Kjo është e vërtetë. Ata nuk ishin aktorë. Është e vërtetë. A mendoni se ata ishin aktorë? Ata nuk erdhën nga Hollywood-i. Këta ishin njerëz, pra ishte një fakt që ndodhi pak ditë më parë…

Acosta: Ata janë qindra kilometra larg. Pra nuk  është pushim.

Trump: Sinqerisht unë mendoj se ju duhet të më lejoni të drejtoj vendin. Ju të drejtoni CNN-in. Dhe nëse e bëni mirë, vlerësimet e tua do të jenë shumë më të larta.

Acosta: Nëse mund të bëj një pyetje tjetër

Trump: Kjo mjafton.

Acosta: Ju flisni, të tjerët pyesin. Pra më falni…

Një vajzë u afrua që t’i merrte mikofronin Acostës…

Acosta: Nëse mund të pyes për hetimin rus. A jeni i shqetësuar që mund të keni…

Trump: Nuk jam i shqetësuar për ndonjë gjë që ka të bëjë me hetimin rus sepse është një mashtrim. Kjo është e mjaftueshme, hiqeni mikrofonin.

Acosta: Z.President

Trump: Unë ju them se çfarë, CNN duhet të ketë turp për veten përderisa ju punoni për ta. Ju jeni i pasjellshëm, i tmerrshëm. Ju nuk mund të punoni për CNN. Shikoni përpara. Ju jeni një person shumë i vrazhdë, mënyra se si ju e trajtoni Sarah Huckabee Sanders është e tmerrshme. Mënyra se si i trajtoni njerëzit e tjerë është e tmerrshme. Ju nuk duhet t’i trajtoni njerëzit në këtë mënyrë.

Pas kësaj, Trump thirri një tjetër gazetar, Peter Alexander

Alexander: Në mbrojtjen e Jim –it kam udhëtuar me të dhe e kam parë atë, ai është një gazetar i zellshëm

Trump: Unë nuk jam një tifoz i madh i juaji, të jem i sinqertë…ti nuk je më i miri. Vetëm ulu, të lutem. Kur raportoni lajme të rreme-jo. Kur raportoni lajme të rreme, që CNN bën shumë, ju jeni armiku njerëzve.

a.ç

Next Post
Thaçi-Vuçiç, ‘arkitektët’ e ndryshimit të kufijve takohen sot në Bruksel

Thaçi-Vuçiç, 'arkitektët' e ndryshimit të kufijve takohen sot në Bruksel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In