Era tepër dehëse që dilte nga një ish-han në Penzing të Austrisë dhe ndërprerjet e vazhdueshme të pashpjegueshme të energjisë e çuan Policinë në një plantacion të madh nën dyshemenë e restorantit, nga i cili sapo kishin dalë dy shqiptarë.
Një nga banorët ka deklaruar se persona të dyshimtë prej muajsh vinin e dilnin vazhdimisht nga lokali i mbyllur. Kishte gjithashtu një erë të fortë marijuane dhe energjia në shtëpi vazhdonte të shuhej.
Kur oficerët arritën të hynin në restorant, ata takuan dy burra 38 dhe 44 vjec, të cilët u ngjitën nga bodrumi për t’i takuar përmes një vrime në dysheme. Pavarësisht tentativës për arratisje, dy shqiptarët u ndaluan dhe u arrestuan përkohësisht. Më pas, në bodrum, oficerët hasën në një fidanishte marijuane me 843 bimë të lulëzuara, të gatshme për korrje, të cilat u konfiskuan. Më pas, u gjet dhe u arrestua edhe një i dyshuar i tretë, përkatësisht qiramarrësi 42-vjeçar i lokalit, një ithtar vendas i mafies.
Tre të dyshuarit u arrestuan në bazë të dispozitave të Ligjit për Drogat Narkotike dhe me dyshimin për tërheqje të energjisë si pjesë e një organizate kriminale.