• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

’Shtëpi bari’ në Shkodër/ Në pranga 5 punonjës të OSHEE dhe 3 të tjerë. Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabis

by Java News
15/01/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës ka zbuluar mbrëmjen e kaluar një laborator droge në njësinë Bërdicë në një shtëpi. Mësohet se janë arrestuar 8 shtetas mes të cilëve 5 punonjës të OSHEE. Tre persona janë arrestuar në kushtet e flagrancës në laboratorin e drogës dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit nga OSHEE janë: Bledar Ahmeti lexues i zonës, punonjës i OSHEE, Indrit Taraboshi, shef ekipi i OSHEE, Paulin Carri shef i teknikes, OSHEE, Agron Hoxha dhe Hektor Lami, elektricist arkëtimesh.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim pronari i banesës dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij.

Policia e Shkodrës ka njoftuar se përmes operacionit policor “Bërdica” ka goditur rastin e kultivimit të kanabisit me anë të ngrohjes me llamba dhe ka sekuestruar 1200 fidanë narkotikë të kultivuar në vazo, 730 bimë të dyshuara cannabis sativa, 64 llamba elektrike, 64 impiante kondicionerësh për pastrim ajri dhe 40 stabilizatorë elektrikë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një armë zjarri, fishekë luftarakë, një automjet dhe 4 celularë.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan  shtetasit: E. M., 38 vjeç, T. B., 27 vjeç, I. S., 20 vjeç, banues në Shkodër dhe u shpallën në kërkim A. H. dhe E. N. Gjithashtu u ndaluan edhe 5 punonjës të OSHEE-së, shtetasit: I. T.,  38 vjeç, shef ekipi pranë OSHEE-së, P. Ç., 58 vjeç, shef teknike pranë OSHEE-së, A. H.  61 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së , H. L., 45 vjeç, elektricist pranë OSHEE-së, B. A., 43 vjeç, lexues i OSHEE-së në zonën e Berdicës, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 35 vjeç, koordinatori i zonës së shpërndarjes pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi A. H., pronari i banesës, në bashkëpunim me shtetasit E. N. dhe E. M., kishin përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Shtetasit e arrestuar T. B., I. S. dhe E. M., në momentin që është zhvilluar operacioni ndodheshin në ambientet e banesës që ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike”, kanë njoftuar uniformat blu.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Personat e arrestuar akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje”, “Fshehja e të ardhurave”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

g.kosovari

Next Post
Plas sherri në ‘BB VIP’ për xhelozi/ I qëndroi afër Donaldit, Beatrixi kapet me Egzonën: Edhe unë e kam vlerësuar maksimalisht!

Plas sherri në ‘BB VIP’ për xhelozi/ I qëndroi afër Donaldit, Beatrixi kapet me Egzonën: Edhe unë e kam vlerësuar maksimalisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In