• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpi 360 mijë euro e disa prona, zbulohet pasuria e çmendur e ish-ministrit që bën “avokatin” e Bashës

by Java News
16/01/2020 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Berisha”, Eduard Halimi, i cili tashmë shfaqet në rolin e avokatit të Lulzim Bashës, zotëron një pasuri të konsiderueshme.

Halimi, i cili dha dorëheqjen nga mandati i deputetit më vitin 2018 deklaron miliona euro pasuri të patundshme.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e tij, bazuar në të dhënat e publikuara nga Open Spending Albania.

Në vitin 2012, kur ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë ai deklaron të ardhura nga qiradhënia 34 000 euro, për një zyre pranë Kullave Binjake. Sipas të njëjtit shuma i përket detyrimit të prapambetur nga viti 2011 dhe 2012. Në të njëjtin vit ai deklaron, të ardhura nga shitja e një apartamenti 67 m2 në qytetin e Durrësit për 65 000 euro.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ka pakësim pasurie 40 000 euro për një tokë truall në Lundër.

Në vitin 2013, të ardhura nga qiradhënia deklaron 26 000 euro, për një zyre pranë Kullave Binjake, ndërsa në vitin 2014, kur ishte deputet i PD-së, këto të ardhura kapin shumën 4 480 euro.

Në vitin 2015 ai ka blerë një banesë me vlerë 364 000 euro. Ai deklaron se ka paguar shumën 164 000 euro si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit dhe i detyrohet edhe 200 000 euro.

Ndërsa në vitin 2016, të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake, janë 20 400 euro.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga Halimi përgjatë viteve 2012-2018.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si Ministër i Drejtësisë 1 822 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i KKT dhe KLD 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia 34 000 euro, për një zyre pranë Kullave Binjake. Shuma i përket detyrimit të prapambetur nga viti 2011 dhe 2012.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga 869 315 lekë.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti 67 m2 në qytetin e Durrësit për 65 000 euro.

Gjendja totale e llogarive bankare në fund të vitit 140 434 euro.

Gjendja totale e llogarive bankare në fund të vitit 2 087 906 lekë.

Pakësim pasurie 40 000 euro për një tokë truall në Lundër, anullim kontrate.

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Ministër dhe Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 1 600 000 lekë.

Të ardhura si anëtar i KKT dhe KLD 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiradhënia deri në muajin Nëntor dhe detyrim i prapambetur nga qiramarrësi 26 000 euro, për një zyre pranë Kullave Binjake.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga 776 362 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si deputet, 2 083 113 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake, 4 480 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 840 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 65 000 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 2 500 euro, pjesa takuese 50 %.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 216 845 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 40 000 lekë.

Detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për ap. në vlerën 67 500 euro, shlyer plotësisht.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si deputet, 2 457 427 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare të depozitës, 238 900 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake, 18 376 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 845 000 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 27 524 282 lekë për një kredi bankare marrë në vitin 2015 me principal 28 000 000 lekë dhe afat 22 vjet.

Detyrime të papaguara në vlerën 164 000 euro si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për blerje banese me cmim 364 000 euro.

Llogari bankare pakësuar me 25 485 euro.

Llogari bankare pakësuar me 110 000 lekë.

Llogari bankare e pagës pakësuar me 474 713 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes pakësuar me 302 040 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -1 305 782 lekë për një kredi bankare marrë në vitin 2015 me principal 28 000 000 lekë dhe afat 22 vjet.

Detyrime të paguara në vlerën -200 000 euro si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për blerje banese me cmim 364 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitimet në funksionin e deputetit, 2 486 420 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare të depozitës, 55 327 lekë.

Të ardhura nga qiraja e zyrës te kullat binjake, 20 400 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 845 000 lekë.

Gjendje llogari e pagës, pakësuar me 90 562 lekë.

Gjendje llogari depozite, pakësuar me 53 714 euro.

Gjendje llogari rrjedhëse, shtuar me 1 621 euro.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 183 103 lekë.

Bashkëshortja, gjendje llogari e pagës, pakësuar me 300 321 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -933 763 lekë për një kredi bankare marrë në vitin 2015 me principal 28 000 000 lekë dhe afat 22 vjet. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 26 590 520 lekë.

Shlyer në vitin 2016 -30 000 euro si detyrim ndaj kompanisë së ndërtimit për blerje banese me çmim 364 000 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 134 000 euro.

Viti 2018 (Deklarata pas largimit)

Gjendja e llogarisë së pagës në 09 Shkurt 2018 është 341 597 Lekë, e shtuar me 108 347 Lekë nga të ardhurat e pagës.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë është 996 Euro e pakësuar me 147 Euro.

Bashkëshortja, Znj. Lea Kilica, gjendje të llogarisë së pagës në një bankë të nivelit të dytë, 1 013 121 Lekë, të shtuar me 156 826 Lekë nga të ardhurat e punësimit në Akademinë e Arteve (2 muaj).

Kredi bankare të marrë në një bankë të nivelit të dytë në vitin 2015, me afat shlyerje 22 vite. Shlyer detyrimi në shumën 304 518 Lekë nga llogaria rrjedhëse e pagës dhe gjendja e detyrimit të pashlyer është 25 547 034 Lekë.

Detyrimi ndaj kompanisë së ndërtimit mbetet në të njëjtat vlera si në deklarimin e mëparshëm.

Të ardhura nga paga, honorare dhe shpërblime të tjera nga statusi i Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, shuma 316 226 Lekë.

Bashkëshortja, Znj. Lea Kilica, të ardhura neto në vlerën 156 826 Lekë nga paga si punonjëse e Akademisë së Arteve Tiranë (2 muaj).

Të ardhura nga interesat bankare të depozitës në një bankë të nivelit të dytë, shuma 76 Euro.

Next Post
“Unë do luftoj me bishën (Ramën), jo me këlyshët”/ Kryemadhi: Gati të miratojmë reformën

"Unë do luftoj me bishën (Ramën), jo me këlyshët"/ Kryemadhi: Gati të miratojmë reformën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In