• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtegu në Kodin Penal/ Si doli nga burgu Safet Bajri për 4.5 vjet pasi u dënua me 22 vite nga drejtësia belge

by Java News
09/03/2023 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka bërë jehonë ndërkombëtare lajmi rreth lirimit nga burgu i Lushnjës të Safet (Rustem) Bajri, i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës. Safet Bajri u arrestua në Tiranë në 21 shtator të vitit 2018, bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”. Bajri ishte dënuar tre herë me 22 vite burg nga drejtësia belge (9 vite, 8 vite dhe 5 vite burg) për shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine, organizatë kriminale dhe vjedhje në rrethana rënduese. Ndërkaq, ndaj të gjithë grupit, policia përmendi si akuza si vrasje me dashje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje, trafik droge, organizim i llotarive të palejuara, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë etj.

Safet Bajri ka bërë 3 vite burg në Belgjikë. Pasi është arrestuar, Bajri u dënua në 25 janar 2017 u dënua me 9 vjet burg nga një gjyqtar i Brukselit. Por, sipas mediave Belge, në verën e vitit 2018 ai u zhduk pa gjurmë. Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por dy shtete kanë marrëveshje për njohjen e vendimeve të gjykatës. Kështu, në shtator të vitit 2018, Ministria e Drejtësisë belge i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vendimet e dënimit të Bajrit. Dhe pas ardhjes së vendimeve, u mundësua arrestimi i Bajrit.

Çfarë ka ndodhur që pas 4.5 vitesh nga arrestimi në Tiranë, Safet Bajri është sërish i lirë, duke ia hedhur dënimit me 22 vite?

Për lirimin nga burgu të Safet Bajrit janë kombinuar dy elemente: Gjyqtarë të dyshimtë dhe parashikimet në legjislacionin penal. Pa hapësirat në ligjin penal askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë. Në vitin 2019, Gjykata e Shkodrës, ka njohur vendimin e drejtësisë belge për dënimin e Bajrit. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në maj 2019 si dhe nga Gjykata e Lartë në korrik të vitit 2022.

Gjykata e Shkodrës, gjatë njohjes së vendimit, ka bërë bashkimin e dënimeve, bazuar në nenet 55 dhe 56 të Kodit Penal. Neni 55 parashikon që kur personi ka kryer disa vepra penale, gjykata jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.

Në rastin konkret, gjykata ka bërë bashkim dënimesh, duke i njohur Bajrit dënimin përfundimtar me 8.9 vite burg. Ky ishte dënimi i fundit nga drejtësia belge për Bajrin. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Në vijim, Safet Bajri ka përfituar ulje dënimi për sjellje të mirë. Një i dënuar mund të përfitojë deri në 90 ditë ulje dënimi gjatë një viti.

I dënuari mund të lirohet me kusht, edhe kur ka kryer 1/3 e dënimit. Safet Bajri kërkoi në qershor të vitit 2022, lirimin me kusht. Në atë kohë, Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve, ishin kundra. Gjykata refuzoi dënimin me kusht. Nuk dihet se si Bajri ka siguruar uljen maksimale të dënimit të lejuar, por Safet Bajri është liruar pasi i ka përfunduar koha e vuajtjes së dënimit. Parandalimi i rasteve të tilla në vijim dhe mbyllja e hapësirave abuzive, mundësohet vetëm përmes ndryshimit të Kodit Penal, duke ndërhyrë tek bashkimi i dënimeve, masën e uljes së dënimit dhe veprat penale për të cilat i dënuari mund të përfitojë lirim me kusht, pasi ka kryer 1/3 e dënimit./shqiptarja.com

Next Post
Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë: Faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët

Armando Broja i dhuron Ramës fanellën e veçantë: Faleminderit për gjithçka që bëni për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In