• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtegu më i bukur i Shqipërisë nga Thethi në Valbonë, ç’duhet të dini mbi shëtitjen

by Java News
04/05/2018 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse po mendon që të bësh ecje në Shqipëri, nga Thethi në Valbonë, ky shkrim është për ju. Kështu e nis artikullin blogu i famshëm amerikan për udhëtimet Wanderlusting.

“Unë jam një alpinist amator dhe vendosa që të bëja udhëtimin tim të parë në Shqipëri. Përshtypjet ishin shumë të mira. Ky shkrim përmban këshilla posaçërisht për ecje nga Thethi në Valbonë, çfarë të marrësh me vetë për këtë udhëtim dhe çfarë të presësh nga shtegu më i njohur i Shqipërisë.”- thotë autori.

“Nuk është e mundur që gjatë gjithë vitit të shëtisësh nga Thethi në Valbonë, sepse kalimi i malit bëhet shumë i akullt gjatë dimrit dhe madje as me 4×4 nuk do të arrije të përshkroje rrugën në Theth në dimër. Nëse doni të ecni nga Theth në Valbonë, ju do të duhet të shkoni në muajt e verës. Ne shkuam në shtator, por koha ishte si në verë. Nuk kishim nevojë për një udhëzues, pasi gjurma e rrugës ishte e lehtë për t’u ndjekur dhe çdo ngjitës i mirë mund ta bënte. Nëse jeni duke udhëtuar vetëm, ju mund të gjeni shokë të tjerë që janë të interesuar për këtë shteg përpara se të shkoni në Theth.

Është mirë që të kontrolloni me kujdes motin, pasi kjo ngjitje do të ishte shumë e rrezikshme në një stuhi, pasi do të ecni në majat më të larta në Shqipëri. Është mirë të bësh një kontroll të detajuar. Nuk rekomandohet të ecet në të dy rrugët respektive, prandaj është më mirë të planifikoni udhëtimin tuaj duke filluar nga Valbona në Theth. Rruga më popullore është të marrësh një makinë në Fierzë për të kapur anijen përgjatë Liqenit të Komanit. Ndoshta është e mundur të shkoni me një autobus në Gjakovë në Kosovë. Ju mund ta organizoni me lehtësi udhëtimin tuaj nga Valbona duke diskutuar planet tuaja me pronarët e vendit ku strehoheni.”- shpjegohet më tej në artikull.

Autori i jep një këshille të gjithë të apasionuarve pas një ecje të tillë: Gabimi im më i madh që kam bërë gjatë ecjes në Theth dhe Valbonë, dhe që ju kërkoj që të mos e bëni ju: Jo çanta të rënda!

“Megjithëse kjo nuk mund të jetë problem për dikë që është një udhëtar më me përvojë, është e panevojshme të bartni pesha në shpinën tuaj gjatë rrugës së plotë Valbonë-Theth. Unë do të rekomandoja mbajtjen e një çante me gjërat më të domosdoshme- dhe duke përdorur atë për udhëtim. Unë isha me fat që kisha miq të mirë që më ndihmuan me çantën time, por ecja me të gjitha pajisjet nuk është e lehtë nëse nuk e keni bërë më parë.”- thotë më tej autori.

Çfarë duhet të merrni për udhëtimin tuaj nga Thethi në Valbonë:

– Aparati juaj fotografik

– Një palë atlete për hiking

– Krem dielli pasi ju do të keni diellin drejtpërdrejtë në fytyrë për shumicën e rrugës

– Veshje të lehta

– Një shishe uji

– Fruta të thata

– Para mjaftueshëm për katër ditë për të mbuluar strehimin, ushqimin dhe transportin (130 euro është një kosto e sigurt për dy persona)./monitor/ma.me

Next Post
Përdorni twitter? Rrjeti social: Ndërroni menjëherë fjalëkalimin!

Përdorni twitter? Rrjeti social: Ndërroni menjëherë fjalëkalimin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

Grabitja e bankës, rrëfehet autori sipërmarrës: Ua kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh! Armën e ruaja që nga viti 1997

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In