• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtatë vite pas nisjes së Vettingut, KPK bën bilancin: 256 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar

by A R
17/06/2024 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 7 vjetorin e krijimit si Institucion i drejtësisë së re, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e punës së tyre. Nga 805 subjekte, përfshirë

gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë, e kanë kaluar Vettingun 349, e ndërsa janë marrë 256 vendime për shkarkim nga detyra.

“Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768  vendime,  prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për  pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra”, thuhet në njoftimin për mediat.

Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte. E teksa mandatit po i vjen fundit, KPK ka pasur një falënderim për ndërkombëtarët, por edhe partnerët e tjerë.

“Gjatë 7 viteve të funksionimit të tij, me mbështetjen dhe ekspertizën profesionale të pakursyer të ONM-së, Komisioni ka kryer me paanshmëri, profesionalizëm dhe angazhim të lartë procesin e rivlerësimit. Ndërsa mandati kushtetues po i afrohet përmbylljes, në këtë datë të shënuar, KPK  gjen rastin të falenderojë partnerët ndërkombëtarë, Kuvendin, mediat dhe gjithë bashkëpunëtorët e këtij rrugëtimi që jo vetëm shërbeu për vettingun e sistemit të drejtësisë, por  edhe avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian”, përfundon njoftimi për shtyp.

Më 17 qershor 2017, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) nisën punën për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

/a.r

Next Post
UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

UEFA zbulon arbitrin e sfidës Kroaci-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat Catania, mbi 600 raportime për dëme

March 4, 2026
Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In