• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtatë orë para gjyqit, Çili: U ndalova pa prova, kunati të përgjigjet nëse ka bërë krim!

by S M
01/03/2020 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Gjykatën e Faktit në Përmet prej orës 12:00 po zhvillohet me dyer të mbyllura seanca për Henri Çilin, botuesin dhe pronarin e UET-së dhe 30 të arrestuarit për operacionin “Mezhgorani”. Seanca për masën e sigurisë drejtohet nga gjyqtari Dritan Hasani, i cili në nisje tha se ka qenë shokë klase në fakultet me Betim Shkupin, administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Por në 30 minutat pushim që u morën pas kësaj deklarate, u vlerësua që të përzgjidhet një gjyqtar tjetër vetëm për të dhënë masën ndaj Betim Shkupit, për të shmangur konfliktin e interesit.

Ndërkohë, ditën e djeshme, me kërkesë të prokurorit Asllan Bajrami, u përjashtua gjyqtarja që ishte caktuar për çështjen, Yrvete Shkreli. Shqiptarja.com mëson se shkak është bërë refuzimi që gjyqtarja i kishte bërë kërkesës së prokurorit për lëshimin e urdhër arresteve ndaj të dyshuarve në këtë dosje. Gjyqtarja Yrvete Shkreli kishte autorizuar kontrollet në banesa dhe në ambientet që i shërbejnë hetimit, por ka refuzuar urdhër-arrestet, të cilat u zbatuan nga policia vetëm me kërkesë të prokurorisë.

Me pranga në duar, Henri Çili u shfaq teksa zbriti nga furgoni i policisë për t’u futur në Gjykatën e Faktit të Përmetit.

Henri Çili akuzohet se ka ndikuar tek një gjykatës për dy të dënuar me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejtë. Prokuroria ka përgjuar një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisë, ku ka marrë garanci prej tij se këto 2 çështje do të shqyrtohen në 50 të parat në stokun e 35 mijë çështjeve që presin gjykim. Por emri i zyrtarit të drejtësisë çuditësisht nuk bëhet i ditur në dosjen e prokurorisë që ka ngritur akuzat ndaj Çilit, dhe pritet të mësohet sot në seancë plenare.

Bashkë me Çilin në pranga kanë rënë edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi dhe biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat, që dyshohet se i ka kaluar në pronësi me kontratë dhurimi Çilit dy apartamente në Velipojë. Rasti tjetër kur Henri Çili dyshohet se ka marrë përsipër të lobojë tek autoritetet e drejtësisë  është edhe Feti Yzeiraj, dënuar përjetë për vrasjen e Shefo Durajt, në shenjë hakmarrje pasi babai i tij, Llane Duraj i kishte vrarë gjyshin në ’68-ën. Të dy këta të dënuar me vendim të formës së prerë në Gjykatën e Apelit, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe relator kanë Ardian Dvoranin, si të vetmin gjyqtar të mbetur, e që aktualisht është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Operacioni i nisur në shtator të vitit të kaluar për “Falsifikim të kartëmonedhave” çoi në pranga shumë persona për disa akuza, por mbi të gjitha zbuloi tentativën e Henri Çilit për të ndikuar te Gjykata e Lartë./shqiptarja.com/

Next Post
Refugjatët mësyjnë Europë, Von Der Leyen tregon masat e Frontex: 400 forca në ishujt kufitarë me Turqinë

Refugjatët mësyjnë Europë, Von Der Leyen tregon masat e Frontex: 400 forca në ishujt kufitarë me Turqinë

Comments 1

  1. Viktor says:
    6 years ago

    Tano Karidi pse nuk arrestohet?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

March 20, 2026
Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

Shtrenjtimi i naftës rrit kostot e ndërtimit, eksperti: Do reflektohet në çmimin e apartamenteve

March 20, 2026
Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

Zgjedhjet në PD/ Analisti Mërtiri: Problemi është Berisha! Nëse e përjashtojnë Salianjin…

March 20, 2026
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë dy kushërinjtë nga Dibra

March 20, 2026
NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

NATO zhvendos misionin në Itali, tërheq të gjitha trupat e saj nga misioni këshillues në Irak

March 20, 2026
REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

REL: Në luftën e SHBA-së kundër Iranit, fituesja është Rusia

March 20, 2026
Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

Jo vetëm bord karburantesh, duhet edhe bordi i ushqimeve, eksperti thirrje për ndërhyrje urgjente

March 20, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 20, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

Salianji kandidon përballë Berishës, avokati: Penalizohet nga dënimi penal. Me Bardhin gjasat janë që të ndryshohet statuti

March 20, 2026
A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

A do të kthehet Osmani në LDK? Abdixhiku zbulon projektin: Do jetë alternativë serioze

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In